Përplasja në PD, Këshilli i Bardhit anuloi zgjedhjet, grupi i Bashës voton nesër për kryetarin e ri! Gjana: Procesi legjitim

Përplasja në PD, Këshilli i Bardhit anuloi zgjedhjet, grupi i Bashës voton nesër për kryetarin e ri! Gjana: Procesi legjitim

Lulzim Basha kandidat për kryetar i PD-së

TIRANË- Partia Demokratike vijon ‘betejën’ mes vetes! Ndonëse një ditë më parë Këshilli Kombëtar i PD-së i thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, anuloi zgjedhjet për kryetar që pritet të mbahen më 29 korrik, sot grupimi i mbështetësve të Lulzim Bashës, lajmëruan se nesër do të zhvillohet procesi zgjedhor. Mbi 25 mijë anëtarë janë thirrur të votojnë, ndërkohë që procesi kundërshtohet ashpër edhe nga një pjesë e rëndësishme brenda PD-së zyrtare, të kryesuar nga Bardhi. 

Sot zyra e shtypit të Partisë Demokratike, ka u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve që të marrin pjesë në votim për ringritjen e PD-së, ndërsa ka bërë publike edhe qendrat e votimit ku do të votojnë anëtarët.

‘Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 19:00. Ju vendosni të ardhmen e PD dhe të ardhmen e Shqipërisë.'- thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit n PD.

Në një deklaratë për mediat, Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana tha se procesi është legjitim, ndonëse një ditë më parë Këshilli vendosi anulimin e zgjedhjeve.

“Ftesa ime për të gjithë demokratët është ti bashkëngjiten procesit të votimit. Ftesa është e hapur, legale, statutore, jo vetëm për ata që janë pjesë e listave të miratuara, por ftesa është e hapur për të gjithë demokratët që disponojnë dokumentet e anëtarësimit në PD, të cilët me testen e PD nuk kanë punuar për partitë e tjera politike, pjesa e rithemelimit nuk mund të bëhet pjesë, gjithë pjesa tjetër e demokratëve është e ftuar t’i bashkohet nesër procesit. Zhvillimet janë të forta, të bujshme, muajt e sotme janë të nxehtë, por muajt e vjeshtë s’do jenë akoma më të nxehtë. Duke e mbyllur këtë komunikim para hapjes së kutive të votimit, i ftoj të gjithë demokratët të bëhen pjesë e këtij votimi legjitim për garën për kreun e PD”, tha Gjana.

Pak ditë më parë kreu Komisionit Zgjedhor në PD Jemin Gjana tha se lista e anëtarësisë që do të votojnë është 25 mijë anëtarë, nga 50 mijë që ishin në total.

Vendimet e Këshillit për anulimin e zgjedhjeve dhe pezullimin e funksionit të Kryesisë, e fusin Partinë Demokratike në një tjetër ngërç, pasi dy grupet brenda PD zyrtare po vijojnë me veprime të njëanshme. Grupi i Bardhit po përpiqet të pengojë Bashën që të vendoset sërish në krye të partisë, ndërsa grupi i Bashës vijon me vendosmëri rrugën për rikthimin e tij në drejtimin e PD dhe të shtunën do të mbajnë procesin zgjedhor.

Kjo përplasje mes Partisë Demokratike zyrtare nisi për shkak të zgjedhjeve që pritet të mbahen më 29 korrik për kryetarin e ri. 7 deputetët Bledion Nallbati, Lefter Gështenja, Dashnor Sula, Xhelal Mziu, Helidon Bushati, Sajmir Korreshi dhe Ramadan Likaj kërkuan anulimin e zgjedhjeve dhe kjo bëri që Bardhi të thërrasë Këshillin Kombëtar. Nga ana tjetër, Kryesia e partisë i hoqi vulën Bardhit dhe ia kaloi sekretarit Ligjor, Indrit Sefës.

'

Qëndrat e votimit për zgjedhjet e nesërme të PD-së
Qëndrat e votimit për zgjedhjet e nesërme të PD-së

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:11
Nesër zgjedhjet për kreun e PD, Gjana thirrje anëtarësisë: Merrni pjesë në votim, procesi legjitim


Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana i ka bërë thirrje anëtarëve të partisë që nesër të votojnë në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kreut të ri të PD. Në një deklaratë për mediat, Gjana tha se procesi është legjitim, ndonëse një ditë më parë Këshilli vendosi anulimin e zgjedhjeve.

“Ftesa ime për të gjithë demokratët është ti bashkëngjiten procesit të votimit. Ftesa është e hapur, legale, statutore, jo vetëm për ata që janë pjesë e listave të miratuara, por ftesa është e hapur për të gjithë demokratët që disponojnë dokumentet e anëtarësimit në PD, të cilët me testen e PD nuk kanë punuar për partitë e tjera politike, pjesa e rithemelimit nuk mund të bëhet pjesë, gjithë pjesa tjetër e demokratëve është e ftuar t’i bashkohet nesër procesit. Zhvillimet janë të forta, të bujshme, muajt e sotme janë të nxehtë, por muajt e vjeshtë s’do jenë akoma më të nxehtë. Duke e mbyllur këtë komunikim para hapjes së kutive të votimit, i ftoj të gjithë demokratët të bëhen pjesë e këtij votimi legjitim për garën për kreun e PD”, tha Gjana.

Ora 10:05
Nesër mbahen zgjedhjet për kryetar në PD, Koduzi lexon rregullat për anëtarët: S'lejohet fotografimi i votës

 

Gazment Koduzi, nga komisioni Zgjedhor i PD-së për zgjedhjet e kryetarit në një deklaratë për mediat foli në lidhje me procesin e votimit që pritet të zhvillohet nesër. Koduzi u bëri thirrje anëtarëve të PD-së që të marrin pjesë e të shprehin vullnetin e tyre.

‘Nesër, në datën 29 Korrik 2023, pas një muaji takime me demokratët të kandidatëve, do të kryhet votimi për Kryetarin e Partisë Demokratike. Qendrat e votimit hapen në orën 08:00 dhe mbyllen në orën 19:00. Informacionin për qendrat e votimit mund ta gjeni pranë Degëve përkatëse ose online në faqen zyrtare të Partisë Demokratike.

Është i ftuar të shprehë vullnetin e tij për kryetarin e Partisë, çdo anëtar i Partisë Demokratike Votuesi paraqitet përpara Komisionit me mjet identifikimi (kartë identiteti, pasaportë, apo patentë) dhe ia dorëzon atë për verifikim anëtarit të Komisionit që është caktuar përgjegjës për administrimin e Listës së  Votuesve.

Nuk lejohet fotografimi apo çdo formë tjetër e dokumentimit të mënyrës së votimit. Votimi mbyllet në orarin e përcaktuar, duke u siguruar që në ambientet e QV nuk ka anëtarë që pret për të votuar. Nëse ka ende anëtarë të PD-së që presin të votojnë përtej orarit të caktuar për mbylljen e qendrës së votimit, Kryetari i Komisionit mbledh dokumentet e tyre të identifikimit dhe sigurohet që kushdo që është në rradhë për të votuar të ketë mundësi për të votuar.

Procesi i Numërimit të votave fillon jo më vonë se 30 minuta nga mbyllja e procesit të votimit. Numërimi bëhet në prani të të gjithë anëtarëve të Komisionit dhe veshguesve te kandidateve dhe është i hapur për mediat dhe për anëtarësinë e interesuar.

Në përfundim të procesit të Numërimit, Komisioni i Votimit dhe Numërimit, harton procesverbalin e procesit të votimit dhe numërimit. Edhe njëherë ju bëjmë thirrje demokratëve të marrin pjesë në votim, dhe sigurojmë që asnjë anëtar i Partisë Demokratike nuk do të ngelë pa shprehur vullnetin e tij. Nesër është një ditë e rëndësishme për demokratët. Partia Demokratike nis ringritjen dhe riorganizimin e saj, për tu kthyer në shpresën dhe alternativën që presin dhe meritojnë shqiptarët.’- u shpreh Koduzi.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjana: 29/07/2023 08:30

    Jemini eshte ai matematicieni qe uli 5800 vete ne 1200 karrike hahahahahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja