Ditën e nesërme në vendon tonë do të mbërrijnë edhe 11 700 doza të tjerë të vaksinës Pfizer. Lajmi është dhënë kryeministri Edi Rama, i cili thekson se vendi po vijon me procesin e vaksinimit masiv.
Vaksinim i masiv po vijon me kalendar të kombinuar të grupeve të riskut ku aktualisht ka nisur vaksinimi edhe për punonjësit e transportit publik, si një nga shtresat e rrezikuara për shkak të kontaktit të madh me njerëzit gjatë punës së tyre.
"Me vaksinimin e punonjësve të transportit publik, ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 770 mijë vaksinime për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike. Nesër priten sërish 11,700 doza vaksinash Pfizer, për të vijuar pa u ndalur me kalendarin e vaksinimit anticovid", shkruan Rama.
Në 24 orët e fundit janë kryer 4.441 vaksinime anti-COVID, ndërsa në total që nga fillimi i procesit të vaksinimit 770.084 qytetarë e kanë marrë vaksinën. Gjithashtu edhe shifrat e të infektuarave vijojnë të jenë të ulëta dhe të qëndrueshme. Objektivi i qeverisë është që të arrihen 1 milionë vaksinime brenda muajit qershor me qëllim që sezoni turistik të jetë më i lehtësuar.