Nesër, myslimanët festojnë Kurban Bajramin! Urimi i Bujar Spahiut: O Zot, bëje rininë të mbarë, të varfërve lehtësoua varfërinë

Nesër myslimanët në mbarë botën kremtojnë festën e Kurban Bajramit. Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu uron shqiptarët me rastin e kësaj feste simbol i sakrificës dhe durimit në emër të dashurisë për Zotin dhe bindjes ndaj madhështisë së Tij.

Që kjo festë të përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër, Spahiu ka dhe një mesazh ata që kanë mundësi të presin kurban dhe shpërndajnë për çdo njeri e familje në nevojë, e kjo e bën këtë festë që të futet në çdo shtëpi

Kurban Bajrami është një festë që materializon bindjen e lartë, dorëzimin, durimin dhe sakrificën e njeriut ndaj Zotit të gjithësisë. Kurban Bajrami është festë që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër. Është pjesë e gjithë shoqërisë. Ata që kanë mundësi presin kurban dhe shpërndajnë për çdo njeri e familje në nevojë, e kjo e bën këtë festë që të futet në çdo shtëpi. Të gjithë e ndiejnë atmosferën dhe solidaritetin e kësaj feste. Kjo festë, që u bë simbol i sakrificës dhe durimit, është sakrifica që bëri profeti Ibrahim  dhe durimi që tregoi profeti Ismail të dyja në emër të dashurisë për Zotin dhe bindjes ndaj madhështisë së Tij. Zoti e do njeriun dhe e ka cilësuar si krijesën e tij të arrirë, e qëllimi nuk ishte flijimi, por sprova, e cila ndodhi për të na shërbyer edhe ne si shembull reflektimi e devocioni. Motra dhe vëllezër, i lutem Zotit të na mundësojë ta kalojmë sa më mirë këtë festë. I lutem Zotit që t’u pranojë haxhin mbi 800 haxhinjve shqiptar të cilët sot ndodhen në haxh, e pikërisht në Malin Arafat, vendin e shenjtë për myslimanët. I lutem Zotit të mëshirojë të gjithë të dashurit tanë që nuk jetojnë më'

Një lutje dhe për rininë dhe të varfërit

"Për më të varfërit, lehtësoua shqetësimet që sjell varfëria. Bëje rininë të hajrit dhe të qëndrueshme në anën e të mirë. I lutemi Zotit për kombin tonë, rininë, mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët dhe gjithsecilin që punon për sigurinë mirëqënien e prosperitetin e vendit tonë"

Mbi 800 haxhinjve shqiptar sot ndodhen në haxh, e pikërisht në Malin Arafat, vendin e shenjtë për myslimanët

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Myslimani: 27/06/2023 11:41

    Si mundet te lehtësohet varferia kur nuk pyet kush per te varferit e pensionistet,te gjithe jane ngritur per ta vjedhur kete pupull,te varferit po varfërohen me shume ,kurse te pasurit po pasurohen me shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja