Sot ngrihet KLP, Arta Marku thirrje prokurorëve: Ejani t’i hapim rrugë SPAK-ut

Sot ngrihet KLP, Arta Marku thirrje prokurorëve: Ejani t’i hapim rrugë SPAK-ut

Kryeprokurorja Arta Marku

TIRANE-Kryeprokurorja Arta Marku iu ka bërë thirrje të gjithë prokurorëve që të marrin pjesë ditën e sotme në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Marku theksoi se sot do të hidhen themelet e institucionit të parë të ri të drejtësisë, prandaj ftoi dje prokurorët që të mos e humbasin këtë shans, që do i hapë rrugë krijimit te SPAK-ut dhe zgjedhjes se Prokurorit te Pergjithshem me mandat.

Ditën e sotme do të zgjidhen gjashtë anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në garë për t’u bërë pjesë e këtij organi janë 11 kandidatë; Anila Leka, Antoneta Sevdari, Arben Dollapaj, Arta Marku, Besnik Cani, Besnik Muçi, Dritan Prenci, Gentjan Osmani, Kostaq Beluri, Vate Staka dhe Bujar Sheshi. Në votim nesër do të marrin pjesë të gjithë prokurorët e Republikës së Shqipërisë për të votuar gjashtë emrat për KLP-në, të cilët e kanë kaluar vettingun (lexo këtu).

Report Tv zbardhi dje axhendën e mbledhjes (lexo këtu) Ndërkohë që reagoi edhe ambasada e SHBA në Tiranë, përpara procesit zgjedhor për anëtarët e KLP. Ambasada kërkon që brenda kësaj jave të ngrihet KLP dhe KLGJ, ndërkohë që thekson se procesi duhet të jetë i lirë dhe transparent.

Deklarata e plotë e Kryeprokurores Arta Marku
Neser eshte nje dite e rendesishme, eshte dita kur ne, me pjesemarrjen tone, me voten tone, do zgjedhim anetaret prokurore te Keshillit te Larte te Prokurorise . Eshte dita ku ne do ti japim jete Qeverisë së Re të sistemit prokurorial si ingranazh i rendesishem i makinerise se madhe te reformes ne drejtesi dhe qe me krijimin e KLP hyn ne fazen e zbatimit te plote te saj. Ne sot kemi fatin qe me pjesmarrjen dhe voten tone te hedhim te paret themelet i institucionit te pare te ri drejtesise ndaj mos e humbni kete shans per asnje arsye.

Do i hapim rruge krijimit te SPAK-ut, zgjedhjes se Prokurorit te Pergjithshem me mandat. Le t’u tregojme te gjitheve, popullit qe pret drejtesi, partnereve tane qe na kane ndihmuar dhe po na ndihmojne ne kete rrugetim te gjate drejt ngritjes dhe konsolidimit te nje drejtesie te re, se ne jemi te pergjegjshem, se ne duam t’i ngreme institucionet, i duam funksionale ato, e duam vendin tone dhe integrimin e tij.

Prandaj, ju ftoj te gjitheve, te merrni pjese ne mbledhje, jo vetem si nje detyrim ligjor, por si shenje e pergjegjesise se larte. Prandaj ju ftoj te gjitheve te merrni pjese dhe te votojme nen mbikeqyrjen e partnereve te huaj dhe mediave, me transparence maksimale, per t’u treguar te gjitheve se ne duam dhe ne mundemi. Kam besim tek ju

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja