Nesër nis viti i ri shkollor, nxënësit e klasave të para do bëjnë Informatikë! Për herë të parë, nis gjimnaz për fëmijët që nuk dëgjojnë! Kushi: Vit të mbarë

TIRANË- Ditën e nesërme nis sezoni i ri shkollor që këtë vit do të vijë me disa risi. Fëmijët e klasave të para, që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës do të mbajnë në duar abetaren e re të unifikuar me Kosovën. Por jo vetëm kaq, nxënësit e klasave të para do të nisin lëndën e Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit.

Këtë vit shkollor për herë të parë do të ketë shkollë të mesme për nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë, në fushën e të nxënit Teknologji dhe TIK. Nxënësit që mbarojnë klasën e nëntë në këtë institut nuk do të qëndrojnë më në shtëpi, por do të kenë mundësi të vijojnë studimet dhe të fitojnë një profesion,

Në Institutin e Fëmijëve që nuk Dëgjojnë janë hapur dy klasa të X-ta dhe te regjistrohen rreth 25 nxënës. Godina që do të shërbej si shkollë e mesme do të jetë po  e njëjta (pra ajo aktuale në zonën e “Medresesë” në Tiranë.) Nxënësit do të jene nga Tirana dhe rrethet. Nxënësit nga rrethet do të akomodohen pranë konvikteve të shkollës. Gati janë bërë 10 dhoma për djem dhe 10 për vajzat (për nxënësit e shkollës së mesme).

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka publikuar një video mesazh ku u uron të gjithë nxënësve një vit mbarë dhe të suksesshëm shkollor.

“Një përshëndetje e ngrohtë për të gjithë ju mësues, nxënës e prindër. Ky vit shkollor vjen me shumë projekte e nisma për një arsim cilësor të barabartë e gjithëpërfshirës. Ju uroj të gjithëve një vit shkollor të mbarë e të suksesshëm”, thotë Kushi.

Në këtë video urimi janë përfshirë edhe disa nga risitë e këtij viti të shkollor siç janë rritja e numrit të punonjësve psiko-socialë, mësuesve ndihmës, oficerëve të sigurisë, programi i veçantë sportiv për nxënësit me aftësi ndryshe.

“Edhe 235 kolegë të tjerë i shtohen shërbimit psiko-social në shkolla duke e zgjeruar më shumë shërbimin pastaj cilësinë”, thotë Olta Jacellari psikologe.

“Ky vit i ri shkollo do të na gjejë edhe më pranë fëmijëve me aftësi ndryshe. Këtë vit do të kemi edhe 250 mësues ndihmës më shumë”, shprehet Amaeda Alushji mësuese ndihmëse

“75 oficerë sigurie më shumë. Këtë vit do jemi jo vetëm në gjimnaze, por edhe në shkollat 9-vjeçare ku ka numër të lartë nxënësish”, tha Denalda Liçaj, oficere sigurie.

“Këtë vit vijmë më lëndën e Teknologjisë dhe Informacionit dhe Komunikimit për klasat e para. Ngritja  e laboratorëve në 100 shkolla na motivojnë më shumë”, shprehet Brikena Rapi mësuese për lëndën TIK.  

Ndërkohë, këtë vit shkollor do të hapen disa shkolla në vend, të rindërtuara pas tërmetit. Vetëm në kryeqytet do të hapen 12 shkolla të reja, të reja të projektuara nga arkitekti I njohur, Stefano Boeri, mes tyre 9-vjeçarja ‘Andrea Stefani’ që u inaugurua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Kjo shkollë do të presë rreth 1 mijë nxënës të Njësisë 11.

Po ashtu dyert do të hapë edhe gjimnazi ‘Sami Frashëri’ që iu nënshtrua rikonstruksionit. Shkolla do të ketë  49 klasa me kapacitet për 1500 nxënës. Kati nëntokësor i shkollës, është vendndodhja e laboratorëve. Në katet e sipërme janë klasat dhe mjedise të tjera të konceptuara sipas standardeve më bashkëkohore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:37
Nesër nis viti i ri shkollor, Policia plan masash për garantimin e rendit! Rrumbullaku: Mos u vendosni gjoba prindërve që do çojnë fëmijët në shkolla

 

Duke qenë se nesër nis viti i ri shkollor dhe pritet të ketë fluks trafiku, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku mesditën e sotme, zhvilloi një takim me strukturat e Departamentit për Sigurinë Publike dhe ato të DVP Tiranë.

Rrumbullaku kërkoi që ndryshe nga çdo vit tjetër, pranë shkollave, të jenë të planëzuar patrulla të përgjithshme, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe ndihmës/specialistë të Policimit në Komunitet, të cilët do të monitorojnë qarkullimin e automjeteve në afërsi të shkollave dhe do të ndihmojnë nxënësit dhe prindërit, me qëllim vijimin e trafikut normal dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme rrugore.

Punonjësit e Policisë Rrugore do të jenë prezent në të gjitha akset rrugore, kryqëzime dhe rrethrrotullime, për të monitoruar dhe për të menaxhuar trafikun, me qëllim moskrijimin e bllokimit të lëvizjes së lirë të përdoruesve të rrugës nisur nga fluksi i lartë i automjeteve të prindërve, me të cilat do të çojnë fëmijët në shkolla.

Rrumbullaku kërkoi që Policia Rrugore dhe ajo e Patrullës së Përgjithshme të mos ndalojnë dhe të mos ndëshkojnë me masa administrative prindërit që do të çojnë nxënësit në shkolla, por të ndërhyjnë për të ndihmuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe lëvizjen e sigurtë të nxënësve, nga njëri kah i rrugës në tjetrin.

Shefat e komisariateve të Policisë që kanë nën juridiksion, shkollat me numrin më të lartë në nxënësve në shkallë vendi, të takohen me drejtuesit e shkollave, për të hartuar plane pune të përbashkëta, me qëllim koordinimin e veprimeve me drejtuesit e shkollave dhe me bordet e prindërve, për ndërhyrjen në kohë, për të eliminuar dhe për të parandaluar depërtimin e fenomeneve negative apo përshkallëzimin e konflikteve të mundshme në shkolla.

Shefat dhe ndihmës/specilistët e Policimit në Komunitet, çdo ditë do të mbajnë kontakte me drejtuesit e shkollave, qeveritë e nxënësve dhe oficerët e sigurisë në shkolla, për t’u njohur me situatën dhe do të marrin pjesë në çdo mbledhje të bordit të prindërve, që lidhet me çështje të sigurisë në shkolla.

Ora 14:37
Punimet në shkollën 'Ibrahim Basha', Partia e Lirisë pranë banorëve të Kamzës: 900 fëmijë nuk do të bëjnë dot mësim nesër! Ka ardhur koha për llogaridhënie

 

Partia e Lirisë ishte pranë banorëve të Kamzës për të dëgjuar shqetësimin e tyre për shkollën “Ibrahim Basha”, e cila do t’i ketë dyert e mbyllura edhe për këtë vit të ri shkollor.

Një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho dhe Sekretari Organizativ, Endrit Braimllari ishin banorëve të lagjes Bulçesh në Kamez. Sipas banorëve, 900 fëmijë penalizohen nga mbyllja e dyrve të shkollës dhe familjarët detyrohen t’i cojnë në shkolla të tjera që janë rreth 1 orë larg.

Ndërsa Xhixho i bëri thirrje kryebashkiakut të Kamzës Rakip Suli dhe ministres Evis Kushi që të japin detaje se kur përfundojnë punimet e shkollës në mënyrë që prindërit të jenë më të qetë.

“900 fëmijë nuk do të kryejnë procesin mësimor nesër që është dita e parë e shkollës. S’ka tabelë se kur nisin dhe kur përfundojnë punimet. prindërit i çojnë 1 orë larg fëmijët. Asnjë përgjigje, asnjë informacion se çfarë do të behet me këta 900 fëmijë në ditën e parë të shkollës. Koha për llogaridhënie ka ardhur. I bëj thirrje ministres Kushi se kur përfundojnë punimet. Zoti Suli nëse fëmija juaj do ishte pjesë e kësaj shkolle, çfarë do bënit?”, tha Xhixho.

Ora 12:28
Nesër nis viti i ri shkollor, Çupi publikon video nga shkollat në Dibër: Në gjendje të mjerueshme, qeveria s’ka vënë dorë për vite me radhë

Një ditë para nisjes së viti të ri shkollor, deputetja demokrate Dhurata Çupi ka publikuar një video në të cilën shfaqen dy shkolla në Dibër, njëra në fshatin Plan i Bardhë, ndërsa tjetra në Klos. Demokratja shkruan se shkollat në Dibër janë lënë në gjendje të mjerueshme.

Ajo thotë se qeveria nuk ka vënë dorë në godinat e këtyre shkollave për vite me radhë, duke i lënë ato të degradojnë, gjë ka sjellë edhe shpopullimin e këtij qyteti.

“Mjerimi dhe shkretimi i shkollave! Nesër ata pak nxënës që kanë mbetur në fshatrat e Klosit do të shkojnë në shkolla, të cilat ke frikë t’i shohësh në video, jo më të bësh mësim atje. Pamjet flasin sa 1 mijë fjalë. Qeveria nuk ka vënë dorë për vite me radhë, duke i lënë shkollat të degradojnë dhe nxënësit të largohen, bashkë me prindërit e tyre. Gjendja është alarmante dhe vazhdon të përkeqësohet vit pas viti. Shpopullimi masiv i Matit, Klosit, dhe i zonave të tjera të Veriut përmes mjerimit, braktisjes, diskriminimit është politikë antikombëtare dhe krimi më i madh i kësaj qeverie.”

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/09/2022 00:37

    Informatika ne klasen e pare,abetare e unifikuar,por mbi te gjitha krijimi i mundesise per te vazhduar gjimnazin nxenesit me probleme ne degjim,ja keto jane lajme me te vertete te mira dhe shpresedhenese.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 11/09/2022 14:51

    Uauuu çfare porosie diamant: Mos gjobisni prinderit e femijve.....hajde rrumbullak hajde.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Asma po vdes', 'The Telegraph': Gruas së Bashar al-Assad i është rikthyer leuçemia, mjekët në Moskë i kanë thënë pak shanse për shërim

'Asma po vdes', 'The Telegraph': Gruas së Bashar al-Assad i është rikthyer leuçemia, mjekët në Moskë i kanë thënë pak shanse për shërim