Nesër protesta e opozitës/ Alibeaj thirrje policisë: Braktisni Ramën, bashkohuni me ne

Nesër protesta e opozitës/ Alibeaj thirrje policisë: Braktisni Ramën, bashkohuni me ne

Enkelejd Alibeaj

Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka kërkuar nga Policia e Shtetit që të mbështesë protestën e opozitës nesër para parlamentit. Ai thotë se Rama po e përdor sërish policinë duke e bërë vegël të krimit dhe korrupsionit. Alibeaj shprehet se e drejta është në anën e qytetarëve, prandaj edhe policët duhet të rreshtohen në krahun e së drejtës.

Postimi i plotë
Takimin e fundit qe ka patur me trupen policore, ne 2017 u kerkoi atyre te hiqnin kapelet dhe te benin vota per Rilindjen.

Sot, i lebetitur nga urrejtja e qytetareve, kerkon te gjeje strehe te policet. Sic duket, per t’i pergezuar per gazin lotsjelles dhe lendet kimike qe hodhen ndaj qyetareve.

Sot, 6 vjet pasi e beri policine, vegel ne duart e krimit dhe politikes:

Me kanabizimin e gjithe Shqiperise,

Me hordhi te tera drejtues policie politike ne kerkim nga drejtesia,

Me dy ministra te brendshem te kapur ne krim dhe korrupsion,

me banda dhe kriminele, qe nen “hunden” e policise mbreterojne sot kudo dhe qe bejne vota per te, sot premton rritje page dhe kushte me te mira policeve, te cileve ka me shume se nje vit qe nuk u paguan oret shtese apo sherbimin e turnit te nates.

Police te rolit baze apo dhe ju drejtues te paperlyer ne krimet e pushtetit te Rames, nje thirrje kam per ju: e drejta e qytetareve per te protestuar meriton mbeshtetje dhe garanci. Jeni ne ate detyre ne sherbim te ligjit dhe jo frikes, panikut dhe paranojes se Edi Rames, fundi i te cilit eshte i paracaktuar.

Ligji do te veproje mbi te!

Mbrojtja e jetes dhe shendetit te qytetareve eshte detyra juaj.

Ata qytetare protestojne per jete me te mire, per te flakur tej zgjedhen e krimit dhe korrupsionit. Ata protestojne per kushte me te mira pune dhe page dhe dinjitet edhe per ju police te ndershem.

Drejtesia e tyre nuk do te fale asnjerin qe behet vegel e krimit dhe korrupsionit dhe regjimit autokratik te Rames. Neser e ne ditet ne vijim kur qytetaret protestojne, dijeni se shkelesit e ligjit jane jo perballe jush, por ata qe kerrusen pas kurrizit tuaj dhe ju detyrojne te helmojne vellezerit, motrat dhe prinderit tuaj.

Ligji eshte ne anen e qytetareve!

E drejta eshte ne anen e tyre.

Keni dhe ju detyrimin te jeni me ligjin!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ke_te_drejte: 05/03/2019 03:50

    E kuptojne keta plehra cfare nxjerrin nga goja???? Edi Rama kanabizoi shqiperine???? po ju ca bete kaq vjet????e harruat Lazaratin? nuk jam me ramen po as me ju qe I keni vene flaken shqiperise

    Përgjigju
  • Tir: 04/03/2019 21:33

    Tani Alibeja do shfryhet si tollumbace, do tretet si ne fillimet e veta . Shikojeni dhe do me jepni te drejte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)