Nesër shënohet 140-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 12 prefektë nga Shqipëria vizitojnë qytetin

Në kuadër të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 12 prefektët e Shqipërisë, kanë vizituar qytetin e Prizrenit, ku janë pritur nga i pari i kësaj komune, Mytaher Haskuka.Pas pritjes në Shtëpinë e Bardhë, Haskuka tha se me përfaqësuesit prefekturave shqiptare kanë biseduar për bashkëpunimet e ndryshme, e në veçanti atë ekonomik.

“Biseduam për bashkëpunimin ekonomik mes qyteteve të Kosovës dhe Shqipërisë që duhet të rritet, specifikash mes Prizrenit dhe qyteteve të Shqipërisë. Unë e mora fjalën nga prefektët e Shqipërisë se do të lobojnë. Kur organizojnë panaire, të kemi pjesëmarrje më shumë të kompanive shqiptare, në të njëjtën kohë kur ka panaire, ne të bisedojmë me organizatat e bizneseve në Kosovë edhe në Prizren që ata t’i prezantojnë produktet e tyre në Shqipëri. Bashkimi jonë është më i rëndësishëm në aspektin ekonomik.

 Mytaher Haskuka, Kryetar i Komunës së Prizrenit

Ndërsa ,Prefekti i Qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana tha se vizita në Prizren do të shërbejë për forcimin e bashkëpunimit në fushën ekonomisë, kulturës, sportit dhe të gjitha fushat e tjera që mund të bashkëpunojnë qytetet ndërmjet tyre.

Sot fillojmë këtë vizitë në qytetin e Prizrenit, për të shkëmbyer mendime rreth ushtrimit të pushtetit vendor dhe të gjitha sferave dhe aspekteve tjera. Aktualisht me kryetarin e Komunë së Prizrenit kemi pasur marrëdhënie të vazhdueshme dhe sot kjo u shumëfishua me të gjithë prefektët e Shqipërisë, duke konkluduar në mjaft tratativa për biznes, për kulturë, për sport dhe të gjitha fushat që mund të bashkëpunojnë qytetet ndërmjet tyre.

Zenel Kuçana, prefekt i Qarkut të Kukësit.

Pas takimit delegacioni i perfektëve shqiptar vizituan shtëpinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe monumente tjera të kulturore në këtë qytet. Vizita e 12 prefektëve është e para e këtij lloji në qytetin e Prizrenit. Më 10 qershor në qytetin e Prizrenit shënohet 140 vjetori i Lidhjes së Prizrenit.Në këtë ditë do të mbahen dhjetëra aktivitete.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë