Presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman, Olaf Shcolz kanë dërguar një letër të përbashkët për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, para takimit që ky i  fundit mban nesër në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç për dialogun Kosovë-Serbi. 

Në përmbajtje të letrës, tre liderët europianë kanë mirëpritur deklarimin e Kurtit për propozimin franko-gjerman që e quajnë si një marrëveshje urgjente për t'u arritur. 

“Ne i mirëpresim shumë deklarimet tuaja publike të fundit, që afirmojnë se ju jeni gati ta pranoni propozimin evropian për “marrëveshje bazë”. Ne besojmë që tashmë është urgjente që të vendoset një rrugë përpara me qëllimin që të përfundohet kjo marrëveshje dhe të sigurohet zbatueshmëria e saj mbi bazën e tekstit për të cilin jeni pajtuar,” – shkruhet në paragrafin e dytë të kësaj letre.

Në këtë letër përmendet edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Kërkohet që të formohet një i tillë, duke respektuar marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015. Treshja shton se pret që në takimin e nesërm që mbahet më 27 shkurt, pra nesër, të diskutohet pikërisht çështja e zbatueshmërisë së marrëveshjeve, dhe krijimi i Asociacionit.

“Ne llogarisim shumë në lidershipin tuaj personal që në mënyrë konstruktive të luftoni për një përfundim të shpejtë dhe zbatim të kësaj marrëveshjeje. Ne jemi të bindur se kjo është e një rëndësie jetike për të mirën e të gjithë qytetarëve tuaj, për zhvillim paqësor dhe prosperues të rajonit dhe për avancimin e perspektivës evropiane të vendit tuaj,” – shkruajnë Macron, Scholz dhe Meloni.

Letra që tre liderët europianë i kanë dërguar Kurtit

Të nesërmen, në Bruksel mbahet takimi Kurti-Vuçiç ku pritet të flitet rreth marrëveshjes së Asociacionit dhe të planit franko-gjerman të cilin vetë kryeministri i Kosvoës e pranoi si të duhurin pas një takimi me të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:42
Chollet pas telefonatës me Vuçiç: Amerika e mbështet fuqishëm takimin e 27 shkurtit në Bruksel

1677426204_cholwe.PNG

Nënsekretari amerikan i Shtetit, Derek Chollet, ka shkruar në Twitter pas telefonatës që ka pasur me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Chollet ka thënë që i ka shprehur Vuçiqit “mbështetjen e fuqishme të ShBA-ve” për takimin e 27 shkurtit.

“E mirëpritëm përkushtimin e vazhdueshëm të Serbisë për angazhim konstuktiv ndaj propozimit të BE-së për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon,” – shkruan Chollet.

Ora 15:10
Nesër takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, kryeministrja serbe: S’do të jetë një ditë e lehtë, por vijat e kuqe të Serbisë janë të qarta

1675681389_dhjty.JPG

Kryeministria serbe Ana Brnabiç ka folur për dialogun Kosovë-Serbi një ditë para takimit që do mbahet në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç. Brnabiç thotë se nesër nuk do të jetë një ditë e lehtë.

Sipas saj, vijat e kuqe të Serbisë janë të qarta, mosnjohja e Kosovës dhe mosmiratimi për hyrjen e saj në OKB.

“Besoj se Vuçiç do të jetë në gjendje të ruajë interesat kombëtare të shtetit të Serbisë”, tha Brnabiç.

Ajo tha se pret që pas këtij raundi të bisedimeve të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

E pyetur për letrën e Francës, Gjermanisë dhe Italisë drejtuar Vuçiç-it, Brnabiç nuk ka pranuar ta komentojë.