Në datë 3 gusht do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Arben Dollapaj. Prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër do të përballet me trupin gjykues që përbëhet nga; Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.
Ndërkohë që nesër do të jepen vendimet nga Komisioni i Vettingut për gjyqtarin e Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj në orën 09:00, në 09:15 për gjyqtaren Brunilda Kadi, në orën 10:00 për prokurorin Besnik Muci dhe në orën 15:00 për gjyqtarin e Gjykatës Administrative Tiranë, Gentian Medja.

Lajmi kryesor:
Vettingu 'djeg' gjyqtarin 'sheik' Artan Broci, shkarkohet dhe kreu i Prokurorisë së Tiranës
/Shqiptarja.com
