Nesër protesta e opozitës, Berisha flet në emër të qytetarëve...a do lihet në baltë 'axhenda' e tyre?!

Nesër protesta e opozitës, Berisha flet në emër të qytetarëve...a do lihet në baltë 'axhenda' e tyre?!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në të cikën argumentohet pse do të dalin në protestë nesër para kryeministrisë në orën 11:00. Në video flitet në emër të qytetarëve, ku thuhet se qeveria i ka tradhtuar, populli është varfëruar përmes vjedhjes nga qeveria, dhe se shpresa për shpëtim sipas tyre mbetet vetëm protesta.

 “Qeveria na ka tradhtuar, por ne nuk i tradhtojmë fëmijët tanë, ndaj protestojmë. Qeveria na ka dhunuar, por ne jemi ende të fortë dhe me kurajë, ndaj protestojmë. Qeveria na ka vjedhur e varfëruar, por ne kemi ende shpresa dhe ëndrra, ndaj protestojmë. Qeveria na ka shpërfillur e harruar, por ne e kemi fatin në dorën tonë, ndaj jemi ngritur të gjithë në këmbë. Ne jemi ende shqiptarë krenarë, ne jemi ende qytetarë europianë, ne jemi ende njerëz të lirë, ndaj nuk trembemi, nuk nënshtrohemi, por ngrihemi dhe fitojmë.” , janë mesazhet që dallohen në video.

Këto mesazhe janë vendosur mbi pamjet nga protestat e tjera që opozita e bashkuar ka mbajtur kundër qeverisë Rama. Por ajo që bie në sy është fakti që në video janë evidentuar vetëm momentet paqësore të protestave, dhe në asnjë moment nuk dalin plane të skenave të dhunës që kanë shpërthyer si para kryeministrisë më 16 shkurt ashtu edhe në tensionet dhe përplasjet në tubimet e mbajtura para Parlamentit në të njëjtin moment që mbaheshin dhe seanca plenare.

Nuk dihet nëse ky fakt nënkupton që protesta e pestë e opozitës nga muaji shkurt, do të jetë paqësore, apo nëse siç ka ndodhur edhe më parë, nëse do të ketë dhunë, PD-ja do të shprehet se nuk mban përgjegjësi për veprimet e qytetarëve

Edhe tani për protestën e 16 marsit, nuk ka një axhendë nga ana e opozitës se si do të mbahet protesta. E vetmja gjë që dihet është nisja: në orën 11:00, dhe fakti që demokratët shprehen se do të ndjekin axhendën e qytetarëve. Ama, sa herë ka shpërthyer dhuna, pas protestës opozita e ka lënë në 'baltë' axhendën qytetare, duke thënë se dhuna nuk është skenar i tyre.

Të shtunën e protestës para kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama nuk do të jetë në Tiranë. DO të ndodhet në qarkun e Beratit në kuadër të turit 'Bashkia që duam'.

Opozita kërkon largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roni: 15/03/2019 20:21

    Njerez mos ndiqni nga pas nje te cmendur si Berisha,ndergjegjesohuni.

    Përgjigju
  • xreport: 15/03/2019 19:32

    o sali russo serbi.... behu gati per arrati nuk e shkaterron shqiperine as ti as iliri... jeni vetem 20% budallenj te ngopur me gjakun e shqiptarve

    Përgjigju
  • Ariu: 15/03/2019 18:27

    Neser mos harroni maskat kundragaz. Jo kunder gazit lotsjelles por kundra p*rdheve dhe eres se qepes.

    Përgjigju
  • toni: 15/03/2019 18:13

    penicilin,ti sduhet te vdesesh,,ti do vuash,mallkimi i popullit do bjere mbi femijet e tu

    Përgjigju
  • dulja: 15/03/2019 15:43

    sali ata te gerdecit perkujtuane 26 viktima qe i vrau pushteti yte cfare ke pere tju thene more vrases qe nuke e le vendin te marri fryme

    Përgjigju
  • Rrota: 15/03/2019 14:39

    Ku eke rruajtur ndo nje her ti per shqiptaret o sali..... jupuni leket atyre qe vin ne protest pa lerini teorit se si ha me njeri.......

    Përgjigju
  • iliri: 15/03/2019 13:22

    Tri vetit e ketij krimineli,karrjerist,servil spiun.keto jane cilesite e ketij mostre o popull qe ju bon thirrje per ptoteste.

    Përgjigju
  • liu: 15/03/2019 13:19

    Ti nuk je shqiptare as ke gjak shqiptari ti je nje kriminel i lindur ti je nje vrases ti je djeges i shqiperise ,ti kurr nuk ke qene per popullin po gjthmon kundra tij,shih o kriminel qe del neper fejzbuçe e leh qe Amerika ta mbydhi rrugen ty e familjes tate per mos me e shkel at toke pse?o deshtak mos bon thirrje se nik te vjen kush mbrapa se ky popull e di mire qe ti ke rrjedhur as shurren nuk mund ta bosh o maskara,o kriminel i lindur.

    Përgjigju
  • pupupuuuuu...: 15/03/2019 12:14

    Ore cilet femije doni te mbroni ju, femijet tuaj qe I coni ne kolegje, konvikte dhe universitete qindar mijera poundeshe????? Apo nipat e mbesat qe I keni siguruar per 7-8 breza??? Se per femijet tane , te popullit (qe ne shpirt eshte demokrat por qe nuk mund te jete me ju se ju misheroni intriga , genjeshtra e te keqija) jo nje here. Ju doni vetem dhune kur e shikoni qe nuk arrini dot qe me pune te nderroni mendimin e popullit. Ju e braktiset popullin kur perdoret Parlamentin vetem per te share e ofenduar e jo per te perfaqesuar politika qe e rregullojne vendin. Ju e braktiset popullin kur bete marreveshje me Ramen edhe pse e shanit e denonconit perdite. Ju e braktiset popullin kur dorezuat mandatet. Prandaj mos e enderroni qe me kete dhune qe doni te perhapni, populli do ju perkrahe. Mund te jemi te varfer e mbase dhe pa informacionin e pislleqeve qe behen ne rangje te larta tuajat, por ama jemi te lodhur nga dhuna fizike e verbale; nga shkaterrimi e rrenimi. Po ju cfare do beni nese neser perpjekja juaj deshton si ajo e 16 SHkurtit apo perpjekjet e tjera qe keni bere para Parlamentit????? DO keni me fytyre te kerkoni vota e te na perfaqesoni?? Nese po, vertete jeni I pafytyre dhe pa krenari e dinjitet, gje qe nuk vlen per demokratet e vertete qe e duan kete vend e kete popull...

    Përgjigju
  • opioninion: 15/03/2019 11:23

    te arestohete kishtare hoxhallar prifterinjte bahaj katolike se keta ka lidhje me ruse 1.TE bllokohete autobusa 2 te bydhe televizoni tv shijaku te arestohete gazetare djalle dhe televizjoni djalla te arestohete analize te arestohete abasadore rus grege iran siri te tjerete vihete pergjimete kontrohete fletushka.2 te arestohete propoganda te vihete pranga organizatore te arestohete minoritete .3 te arestohete tregtare bizesmen komosjonere

    Përgjigju
  • Fredi: 15/03/2019 11:04

    Shyqyr të paktën që vlonjatët nuk do marrin pjesë pasi gjith jetën i kënduan shokut Mao dhe Enverit. Bravo lepërve!

    Përgjigju
  • Tir: 15/03/2019 11:02

    Cili jeni ju "Bisturia" apo "Penicilina"? Kete tregoi popullit ti or krimineli i shqiptareve.Mos jeni ju ai i Piramidave, i '97, i Gerdecit, i 21 Janarit, i i i kete trego ti o faqezi! Jeni pa mandat zotrote, guxo po deshe se i ke ditet e numeruara, te oakten mos i bej ore e minuta, bej pak meshire per vete o satrap!

    Përgjigju
    • Tosi: 15/03/2019 16:37

      Aman o Lulo mos ma le pa ftuar ne proteste neser dhe Kryeperbindeshin e Shqiperise Sali Lushe kundertankun se eshte simboli i protestes

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë