Ditën e nesëme, si çdo të enjte do ketë një zhvillime paralele brenda dhe jashtë ambienteve të parlamentit.
Opozita ka njoftuar se do të jetë jashtë ambienteve të Kuvendit, gjatë kohës që do të zhvillohen punimet për seancën e radhës plenare.
Kjo është protesta e shtatë e opozitës dhe sipas paralajmërimeve të drejtuesve të partive opozitare ajo do të vijojë sa herë që në Kuvend të ketë seancë plenare.
Ndërkohë ditën e nesërme pritet që në Kuvend të betohen deputetët që morën mandatin sot nga Komisioni Qëndror Zgjedhor.
Pjesë e rendit të ditës të seancës së ditës së nesërme janë ndryshimet në ligjin për vettingun në polici, si dhe një ratifikim marrëveshjeje financimi.
Njëkohësisht pritet e shtata protestë radhazi e thirrur nga opozita e bashkuar, pozicionuar pikërisht përballë godinës së seancave plenare, ku prej javësh përsëritet skenari.
Ndërkohë që ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili u bën apel shqiptarëve të mos frikësohen, por të jenë të gjithë bashkë, kundër qeverisë që nuk përfaqëson më ata, por krimin.
“Shqiptarët refuzojnë në mënyrë të prerë dhe nuk do pranojnë kurrë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për familjarët e tyre, pra nuk do të pranojnë kurrë të qeverisen nga një qeverisje e kapur e cila i ka tradhtuar plotësisht dhe tërësisht qytetarët, duke i grabitur, duke i plaçkitur, duke dashur dhe ti dhunojë ata.
Asnjë qytetar nuk trembet nga kjo qeveri dhe pikërisht është dhe do të jetë në sheshe sepse do të çlirohet një herë e përgjithmonë prej tyre. Edhe një herë faktet tronditëse të cilat janë në duart e qytetarëve, audiot e përgjimeve, ku policia tërhiqet për veshi, për gryke nga kriminelët të cilët e keqtrajtojnë, i dhunojnë dhe njëkohësisht paguhen prej saj, janë fakte të cilat do të mbeten të pashlyera në memorien e shqiptarëve, ato do të marrin shpagimin vetëm me protestën e madhe mbarë popullore, e cila çliron njëherë e përgjithmonë Shqipërinë dhe vendos një standard të ri shumë të lartë qeverisës, të qeverisjes”, u shpreh Vasili.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2866
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuza dhe sherr te Hetimori për Shëndetësinë, Vokshi: Afati të shtyhet me 2-3 javë, s’mund të mbyllet pa u pyetur Edi Rama! Ndreca: Kryeministri s'është objekt!
21 Tetor, 09:28
-
Ilir Meta e Petrit Vasili kërkesë SPAK-ut: Duam të takojmë Fredi Belerin në burg
4 Prill, 13:14
-
PL akuzon qeverinë: Pensionistët në pamundësi për të paguar tarifat e energjisë! Vasili: Shteti t’u subvencionojë 250 kw në muaj
6 Mars, 15:27
-
Rithemelimi dhe aleatët bashkim të pjesshëm në ‘Federatë’ pa Bashën! Mungon PDIU dhe Shehu, firmos edhe Berisha në arrest shtëpie
16 Shkurt, 12:24
-
‘Federatë opozitare’, Report Tv zbardh takimin e Bardhit me Nokën e Rithemelimit dhe aleatët! Edhe Basha ‘pjesë’
10 Janar, 11:51
-
Dosja për 700 mijë $ lobim të LSI-së në SHBA, Petrit Vasili në SPAK! Nënkryetari i PL-së: U përgjigja ca pyetjeve, pyesni Prokurorinë
21 Korrik 2023, 10:33
-
Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, Berisha: U bë me urdhër të Vuçiç, Rama u hakmor pasi Kurti i hodhi poshtë draftin e përgatitur në Beograd
13 Qershor 2023, 21:01
-
Opozita kundër draftit për Asociacionin! Berisha: Rama ‘vasal’ i Vuçiçit! Meta: Veprimet e njëanshme acarojnë më shumë! Vasili: Ta urrejmë këtë besprerë
8 Qershor 2023, 19:42
-
Zgjedhjet e 14 majit, Vasili pretendon se u vodhën votat në Kuçovë, tregon 4 fotografi: Dosjet e shkeljeve do t'u tregohen çdo institucioni ndërkombëtar
24 Maj 2023, 11:37
-
Shpërthen Petrit Vasili: O të diskretituar, o gazetarë të blerë nga mafia, ne nuk kemi humbur
19 Maj 2023, 13:45
-
Debate tek 'Ekonomia'/ Vasili: S'jam viktima juaj, mos mu referoni 70 herë, nuk zgjidhen problemet me arrogancë! Gjylameti: Fik mikrofonin
15 Mars 2023, 10:43
-
Ligjet rrëzojnë propozimet e Vasili për ligjin e energjisë, Bushka: Nuk do arrinte qëllimin ligji, edhe po të mos kishte një nismë të qeverisë për këtë çështje
1 Mars 2023, 11:17
Puntoret e Xhelal mendjeziut dhe naziskinet e Mamurrasit besoj i keni lajmeruar per neser, shpellaret e unazes dhe ne balle Nafije Dybeku me sharebajgat e leshitlikes Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari
PërgjigjuTë lumt për këtë përshkrim të bukur Raul!