/ATSH-AFP/ - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu e cilësoi sot "gabim historik" marrëveshjen e finalizuar mes Iranit dhe fuqive të mëdha në Vjenë.
"Sipas elementeve të para që kemi marrë, tashmë është e mundur të thuash se kjo marrëveshje është një gabim historik për botën", deklaroi Netanjahu para një takimi në Jerusalem me ministrin holandez të Punëve të Jashtme, Bert Koenders.
"Në sajë të kësaj marrëveshjeje që parashikon të pengojë Teheranin të pajiset me armë bërthamore në këmbim të heqjen së sanksioneve që kanë goditur ekonominë e tij, Irani do të marrë qindra miliardë dollarë që do t'i mundësojnë vënien në funksion të makinës së terrorit, agresionit dhe shtrirjes së tij në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën", theksoi Netanjahu.