Netanyahu: Nëse do jetë e nevojshme, do të qëndrojmë të vetëm

Netanyahu: Nëse do jetë e nevojshme, do të qëndrojmë të vetëm

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se nëse do të duhet, vendi i tij do të “qëndrojë vetëm” në luftën kundër Hamasit, duke rrezikuar një thellim të krizës në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Ai foli pasi Presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i japin armatime për ofensivën për të cilën është zotuar prej kohësh Izraeli për në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

Izraeli thotë se Rafahu është baza e fundit e Hamasit në Gazë dhe zoti Netanyahu është zotuar se do të kryejë ofensivë në qytet, pavarësisht kundërshtimit të gjerë ndërkombëtar për shkak të shqetësimeve se më shumë se 1 milion palestinezë janë strehuar atje. “Nëse duhet të qëndrojmë të vetëm, do ta bëjmë. Nëse duhet, do të luftojmë me thonj”, tha ai.

Organizatat humanitare dhe ato të shëndetësisë paralajmëruan se një ofensivë në shkallë të gjerë nga Izraeli në Rafah do të kishte pasoja katastrofike dhe shtuan se është e pamundur zhvendosja në masë e popullsisë në mënyrë të sigurtë.

Ndërkohë, sot u nis drejt portit të përkohshëm të ndërtuar në Gazë nga Shtetet e Bashkuara ngarkesa e parë me ndihma humanitare.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dha urdhër rreth dy muaj më parë për ndërtimin e platformës së madhe lundruese.

Pika kufitare e Rafahut, mes Egjiptit dhe Gazës është mbyllur që kur ushtria izraelite mori kontrollin e pjesës palestineze të martën, duke bllokuar hyrjen e ndihmave humanitare, për të cilat banorët kanë dëshpërimisht nevojë. Kombet e Bashkuara thonë se në veri të Gazës, popullata po përballet me zi buke.

Sulmet e fundit izraelite në Rafah, kanë çuar në mbylljen e disa prej qendrave mjekësore që deri më tani u kishin shërbyer rreth 1.3 milionë banorëve të Gazës që janë strehuar në qytetin jugor pët t’i shpëtuar luftimeve në zona të tjera.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se një nga tre spitalet e mbetura në Rafah është mbyllur për shkak të mungesës së karburantit dhe energjisë elektrike të nevojshme për kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale.

Lufta në Gazë ka detyruar mbi 80 për qind të popullsisë prej 2.3 milionë banorësh që të zhvendoset dhe ka shkaktuar shkatërrim në masë të apartamenteve, spitaleve, xhamive dhe shkollave në një sërë qytetesh.

Zyrtarë të shëndetësisë në Gazë, që kontrollohet nga Hamasi, e shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, kanë njoftuar se numri i të vrarëve, si pasojë e ofensivës izraelite ka shkuar në 34,500 vetë.

Izraeli ndërmorri operacionin ushtarak, pas sulmit nga grupi Hamas, në 7 tetor, ku sipas autoritete izraelite u vranë 1200 persona dhe u morën peng 250 të tjerë./ VOA

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tahipi: 09/05/2024 23:33

    Tani e treguat veten se sa rrac e felliqur jeni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Drejtori i Policisë së Lezhës kishte komunikime në Sky, Keti Banushi: Nga ana tjetër komunikonte me drejtorin e Guardia di Finanza

Drejtori i Policisë së Lezhës kishte komunikime në Sky, Keti Banushi: Nga ana tjetër komunikonte me drejtorin e Guardia di Finanza