Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dha një mesazh për qytetarët iranianë nga Baza Ajrore Kirya në Tel Aviv me rastin e Vitit të Ri Persian.
Deklaratat e tij erdhën pasi më herët kryeministri izraelit deklaroi se kishin eliminuar dy udhëheqës të lartë të Iranit, Shefin e Sigurisë Ali Larijani dhe Komandantin e forcave iraniane Basij, Gholamreza Soleimani.
Ndër të tjera, Netanyahu deklaroi: "Në 24 orët e fundit, ne kemi eliminuar dy udhëheqës terroristë, figura kryesore të kësaj tiranie. Avionët tanë po godasin terroristët në tokë, në rrugë, në sheshe. Kjo është për t'i lejuar popullit të guximshëm iranian të festojë Festën e Zjarrit. Pra, dilni dhe festoni, dhe gëzuar Novruzin. Ne po ju vëzhgojmë."
Lajmi kryesor:
Lufta/ Irani konfirmon vrasjen e shefit të Sigurisë pas sulmeve izraelite! Media: Anija amerikane me 2.200 marinsa drejt Lindjes së Mesme










