Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion

 

I ftuar në studio në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Neurokirurgu Arsen Seferi i cili foli për eksperiencën dhe përvojën e tij në fushën e vështirë që ka zgjedhur të merret.

”Të shohësh apo prekësh trurin është shumë emocionale” tha në fillim të bisedës Neurorikurgu, duke shtuar se për t’a prekur duhet të studiosh shumë pasi truri ka zona të caktuar shumë delikate që mund të kenë probleme nëse nuk kemi kujdes.

”Baza e funksionimit të trurit është konektomi, një rrjetë e pafundme qelizash të organizuara në trakte me shumë funksioni” tha neurologu.

Ai tha se nuk vjen nga ndonjë familje mjekësh, por falë pasionit dhe përkushtimit do të mundohet të krijojë gjeneratës e parë të mjekësisë në familje.

Ai tha se në kohën e brezit të tij, mjekësia ishte diçka e modës, kështu që vendosi të studionte këtë fushë.

Ai tha se neurokirurgjinë e kishte zgjedhur në mënyrë rastësore dhe se dëshira e tij e parë ishte kirurgjia plastike.

Doktori tha se në këtë profesion njeriu duhet të lexojë vazhdimisht dhe të specializohet pasi rruga e mjekësisë është e gjatë.

”Unë tentoj ta filloj sa më herët ditën e punës, duke e nisur kështu, e thjeshtësoj ditën dhe kam ndërtuar ditën time” shtoi mjeku, pa harruar të nënvizonte se çdo pacient është një histori më vetë dhe është pamundur të mos lidhesh me problemet apo shqetësimet e tyre.

Një doktor i mirë nuk e arrin perfeksionimin që në fillim, më parë është pasurimi me dije dhe më pas përvoja, e tillë ishte dhe eksperienca e Neurologut.

Këshilla që doktori ka për fëmijët e tij është që të kenë një edukatë pune së pari, dhe më pas të tjerat do varen nga zgjedhjet personale të çdokujt.


Lajmi kryesor:

Klinika 24/ Profesoresha e gjenetikës: Sëmundjet e së ardhmes do të shërohen me micro RNA-në


G.K/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'U përcollëm vëllezërve në Shqipëri përshëndetjet e kombit tonë', Erdogan flet pas vizitës në Tiranë: Miqësi e palëkundur

'U përcollëm vëllezërve në Shqipëri përshëndetjet e kombit tonë', Erdogan flet pas vizitës në Tiranë: Miqësi e palëkundur