Mjekja Otorino-Laringologe: Kujdes me përdorimin e kufjeve tek fëmijët

E ftuar në studio në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte mjekja Otorino-Laringologe Suela Sallavaci e cila foli për fenomenin e përdorimit të kufjeve dhe efektet.

”Veshi ka tre pjesë, i jashtëm, i mesit dhe i brendshëm dhe roli kryesor i veshit është dëgjimi dhe të dëgjuarit është një nga shqisat tona më të rëndësishme” tha mjekja në fillim të bisedës.

Por cilat janë efektet e përdorimit të kufjeve?

'Përdorimi për kohë të zgjatur dhe me volum të lartë, do të çonte në një lodhje të qelizave, deri ne humbje të funksionit të tyre, deri në humbje të dëgjimit.'- tha mjekja/

Veshi është organ i dëgjimit dhe i eikulibrit, mund të kemi probleme deri në marrje mendsh, por cilat janë disa këshilla për fëmijët apo të rriturit kur përdorin kufjet?

'Teknologjia është një dëm i madh që po krijon probleme në raport me dëgjimin, kështu që do të rekomandohej që tek fëmijët të mos përdoreshin kufjet pasi dëgjimi mund t’ju dëmtohet. Rekomandim tjetër është që të qëndrohet me kufje jo më shumë se një orë, duke reduktuar maksimalisht efektet e përdorimit të kufjeve.'- u shpreh mjekja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:02
Mjekja reumatologe: Ja si të mbani në kontroll Osteoporozën

 

E ftuar në studio në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte mjekja reumatologe Joana Hankollari e cila foli për disa këshilla që ajo rekomandon për pjesën reumatologjisë.

‘Ka disa diagnoza që ne i hasim në përditshmëri si spondiliatroza, apo ndryshimet artrozike të cilat prishin cilësinë e jetës por nuk e rrezikojnë jetën” tha mjekja në fillim të bisedës. Problem i zakonshëm është shfaqja e oseoporozës tek pacientët, që sigurisht ka nisur shumë përpara sesa të nisi dhimbja.

Por kur duhet të bëhet një kontroll për osteoporozën?

'Kryesisht tek gratë që kanë hyrë në periudhën e post menopauzës duhet të bëhen kontrollet për gjendjen kockore.”

Kur kapet në stadet fillestare, pacienti mundet edhe të dalë nga osteoporoza duke kaluar në atë që quhet gjendja e osteoponisë, duke patur si qëllim të përmirësojmë densitetin kockor, për të shmangur frakturat.

Është e rëndësishme të ruhet fosfori brenda normës, magnezi brenda normës, sikurse dhe vitamina D shtoi mjekja, pasi duke zbatuar këto këshilla, mund të mbahet në kontroll osteoporoza.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja