Pas fitores së edicionit të 7 të “Big Brother Albania”, Nevila ka dhënë intervista të ndryshme për mediat e shkruara. Një deklaratë e saj ka rënë më tepër në sy. 20-vjeçarja është shprehur se është ende e virgjër dhe se për të ky fakt ishte më i rëndësishëm se 100 milionë lekët. “Natyrisht që po, është një vlerë. Unë personalisht virgjërinë e ruaj si diçka të shtrenjtë dhe të shenjtë për veten time. Ajo s’mund ti dhurohet kujdo. Do të vazhdoj ta ruaj këtë asset personal derisa të gjej njeriun e duhur me të cilin do të krijoj familjen time”,-është shprehur Nevila. Brenda shtëpisë së Big Brother, Nevila ka prekur edhe me historinë e saj prekëse rreth vështirësive për tu rritur pa një familje.
Historia e Nevilës: takon nënën, por jo atë të vërtetën
“Nuk dua që njerëzit të ndjejnë mungesa, si unë”, kështu është shprehur vazhdimisht Nevila gjatë bisedave dhe rrëfimeve për jetën e tyre jashtë shtëpisë së “BB7”. Nevila pas një klipi të shfaqur, tregon se babai i saj ka ndërruar jetë kur ka qenë vetëm një muajsh, por dhimbja është shtuar kur pas katër muajsh mamaja e saj është larguar në Itali.
Mes lotëve, Nevila rrëfen se edhe pse nuk e ka njohur babanë e saj, e ndjen shumë mungesën. “Më ka munguar shumë një zë, që nuk do e kem kurrë”, rrëfen Nevila. Ajo tregon rrugëtimin e saj nëpër jetimoret, fillimisht në Durrës, në Shkodër dhe më pas në moshën 5-vjeçare ka shkuar në fshatin SOS në Tiranë. Nevila rrëfen se një nga hallat u ka qëndruar shumë pranë.
Nevila thotë se në moshën 20-vjeçare ka takuar për herë të parë mamanë e saj. Ajo shprehet se nëna Suzana Gega në fshatin SOS, e ka ndihmuar shumë në jetën e saj. Nevila përlotet, teksa shikon rrëfimin e jetës së saj plot vuajtje dhe vështirësi. Nevila rrëfen se këtë verë ka njohur mamanë e saj. Ajo tregon ndjesitë në takimin e parë me mamanë, duke rrëfyer mungesën e saj prej 20 vitesh me radhë.
Nevila uron të ketë mundësinë të kalojë momente të bukura me mamanë e saj. E pyetur për mungesën e gjithë këtyre viteve, Nevila pranon se nuk është e vështirë të falësh, por është e pamundur të harroj. “E vetmja gjë që dëshiroj është të njihem me nënën time”, thotë ajo.
Por, nëna e saj e vërtetë nuk vjen duke fikur telefonin, pa dhënë arsye për mosardhjen e saj. Nevila qëndron e menduar, për të kuptuar arsyet që e kanë ndaluar nënën e saj të vinte ta takonte. “Nëse gjatë kësaj kohë nuk ka dhënë asgjë për mua, ardhjen duhet ta bënte me dëshirë”, përfundon Nevila
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com