Nevojat politike ndonjëherë rezultojnë të jenë gabime politike

Nevojat politike ndonjëherë rezultojnë të jenë gabime politike

I gjithë diskursi i opozitës është mbyllur në dy krahët e Partisë Demokratike, asaj Legale, që gëzon përfaqësimin ligjor; dhe ‘Rithemelimit”, që endet në gjyqe për të marrë të drejtën e përfaqësimit mbi vete. Kjo, e fundit, ka marrë pjesën më të madhe të anëtarësisë, Godinën, por ende nuk po arrin të bëj të vetin simbolikën.

Në zgjedhje ka treguar, se nën kupolën e Partisë së Lirisë, ka marrë më shumë vota se ‘kundërshtarët’ brenda Kampit Blu. Nuk mund të flitet me saktësi me analizë statistikore sasiore, sepse votojnë me PL-në, por një gjë duket qartë se ata kanë një lloj diference në familje. Riardhja e Bashës, në fakt rishfaqja e tij në krye të Partisë Demokratike Legale dhe aktiviteti, që do të bëjë pas disa orësh do të na përshfaqë konfigurimin e tij statusor. Por, një gjë është shqetësuese dhe kjo lidhet edhe me të gjitha partitë (sidomos dy kryesoret): nuk ndryshon statuti në funksion të konjukturave në parti dhe kundër ‘armiqve’, por ndryshon kur do t’i japësh hov apo konfigurim të ri një lëvizje politike.

Është shkruar kaq shumë deri më tani për PD-në, saqë njerëzit jo thjesht ndihen të konfuzuar, por nuk kuptojnë më se a duhet apo nuk duhet të përfaqësohen nga PD-ja?! Njerëzit nuk kuptojnë më pse turma me juristë që ka kjo parti merren vetëm me arnime statuti por nuk mundohen të induktojnë frymë apo të respektojnë statutin. Nevojat e momentit të PD-së po bëhen të lodhshme për të ardhmen e këtij formacioni por më shumë po e tollovisin një grup njerëzish që i ndjekin gati verbazi Berishën dhe të bindur Bashën. “Nevojat politike ndonjëherë rezultojnë të jenë gabime politike”, shprehej në kohën e tij me cinizmin e vet George Bernard Shaw.

Kështu, nevoja politike për ta poseduar PD-në po kthehet në një gabim të vazhdueshëm politik për të drejtuar një lëvizje opozitare, ku socialistët e zhytur në korrupsion dhe në një paqartësi drejtimi të vendit, kanë mundësi të drejtojnë të qetë. Kurse fabula me Ramën si përçarës s’është më qesharake, por po bëhet e lodhshme, pasi jo shumë larg në kohë këtë fat mund ta ketë edhe PS-ja. Nevoja për ta mbajtur si aset shfrytëzimi PD-në nga Berisha dhe jo pak pranë tij dhe larg tij, po bëhet më shumë se e lodhshme, e dhimbshme për ata që identifikohen realisht në ADN-në e tyre politike me këtë formacion.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zoi: 03/09/2023 08:09

    Zoti Andoni, keni bere analizen me te mire te mundshme. Luli kete radhe shfaqi ambicje me te poshtra dhe diktatoriale se Sali Berisha, kjo edhe se ai nuk ka kapacitet mental dhe intelektual. Nderrimi i statutir u be teresisht per interesa personale. Kjo tashme e cimetoi Edi Ramen ne pushtet edhe nja 10 vjet te tjera.

    Përgjigju
  • Mario: 02/09/2023 10:10

    z Andoni nuk duken kaq te qete socialistet ne pushtet ndoshta me te qete nga thesi i Tomes se zhviillimet ne asamblene socialiste

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës