Nevojë urgjente, spastrimi i politikës

Nevojë urgjente, spastrimi i politikës

Më tepër se 14 Maji, zgjedhjet vendore apo ato të përgjithshme, Shqipëria ka nevojë urgjente për spastrimin e politikës. Skena politike shqiptare, akoma mban brënda saj, emrat që u futën ndoshta edhe rastësisht 33 vite më parë, dhe po vazhdojnë të tjerrin fijet e saj edhe sot. Nevojë urgjente për vendin sot, (nuk) janë zgjedhjet, pasi edhe pas tyre çdo 4 vjet, shohim të njëjtët emra, të njëjtët kryetarë partish, të njëjtët drejtues që edhe pse kanë 3 dekada e ca, që ç’nuk kanë bërë dhe ç’nuk i kanë marrë politikës, nuk pranojnë të largohen.

Ajo që ka ndodhur, dhe ka gjasa të ndodhë edhe për 3 dekada të tjera në Shqipëri, do të jetë mungesa e qytetërimit dhe europianizimit të klasës politike. Mjafton të bëhesh kryetar partie, mjafton të marrësh postin e lartë drejtues (të dhuruar ose përmes makinacioneve) dhe bëhesh i përjetshëm. Në PD, PR, PAD, PLL, PDK, PDNJ, PDS,(përveç PS ku ka ndodhur rrotacion i rregullt) dhe lloj-lloj partish të tjera, kryetarët janë, dhe do të jenë atje edhe pse pësojnë humbje elektorale, edhe pse nuk kanë ndjekës dhe mbështetës, edhe pse disave nuk u dëgjohet zëri gjëkundi, vetëm kur vjen momenti për të kërkuar para nga qeveria për zgjedhjet. Nevojë urgjente mbetet spastrimi i klasës politike, dhe kjo duhet të shqetësojë klasën intelektuale dhe qytetarët e paangazhuar në politikë.

Mbeten mbi 25 per qind e popullsisë, ata që nuk janë as majtas dhe as djathtas, për faktin sepse duan rinovimin e politikës. E ndërsa nga e majta, mbështetësit janë stoikë, ndryshe ka ndodhur në vitet e fundit nga e djathta. Ajo ka pësuar rrjedhje, çarje, largime masive, dhe ndarje në 2-3 grupime me qëndrime të ndryshme. Në demokraci, e djathta, është pasuri e madhe, dhe luan rolin e veçantë në proceset reformuese në shumicën e vendeve europiane. E por ajo që ndodhi në Shqipëri, mbetet e veçantë në llojin e vet, në një vend postokomunist.

Të djathtën në Shqipëri “e mbërtheu” një ish-komunist, arriti të bëhej kryetar partie, duke investuar gjithçka për të çimentuar rolin dhe postin e tij për afro 33 vjet. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me parti të tjera, të deklaruara “të djathta”. Kryetarët e tyre erdhën me sandalle dhe bluza sporti në ato parti, dhe arritën u bënë kryetarë pa asnjë arritje, kontribut, apo dhe fitore elektorale përgjatë 25 viteve. Kurrë nuk do të mund të arrijë “trenin” e Europës klasa jonë politike, në rast se nuk spastrohet. Dhe kjo duhet të ndodhë me votë nga anëtarësia e tyre, larg presioneve, diktateve, larg trysnive për të ruajtur “rolin dhe emrin e liderit”, apo dhe për ta mbajtur atë përjetësisht kryetar partie.

Proceset demokratike, njohin si qasje të pranueshme, votën e lirë brënda partive politike, ç’ka tregon dhe siguron paprekshmërinë e lirive dhe mendimit të lirë. Kjo natyrisht do të sillte rrotacionin e kryetarëve, duke i krijuar hapësira të rinjve në gara brënda partive. Stopimi i proceseve rinovuese, dhe krijimi i një klime mbytëse shumëvjeçare nga hija dhe autoriteti i “liderit historik”, i ka atrofizuar kryesisht partitë e djatha në Shqipëri.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 05/04/2023 23:04

    Spastrimi eshte veshtire te behet ne grup duhet filluar me individ si Saliu,Likja&Monika,Bardhi,Tabaku,Noka,Basili, Bregu qe sa erdhi prap e nisi me fyerje! Mos ti afrohen as 100 m parlamentit qe te lene ata te tjeret te punojn atje brenda.

    Përgjigju
  • Haga: 05/04/2023 16:37

    Nevoje urgjente?Muti behet bashke me shurren. Si mundet te ndash e ti spastrosh? A ndahet Metmuti hajduti nga prostituta e Monike ? Piromani Berish nga Milica Serbe?

    Përgjigju
  • Tatjana: 05/04/2023 15:35

    Shume mire e ke Po kujt i thua Shqiptareve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Sot 1 maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, si lindi dhe historiku i kësaj dite

Sot 1 maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, si lindi dhe historiku i kësaj dite