SHBA- Shërbimi Ndërkombëtar i Meteorologjisë paralajmëron Amerikanët për rrezikun e mundshëm që tashmë mund t’ju vijë nga përmbytjet pas shkrirjes së dëborës masive që mbuloi vendin gjatë kësaj jave. Dëbora që arriti deri në mbi 2 metra, një sasi që është e barazvlefshme për të gjithë sezonin dimëror në këtë rajon, përbën një rrezik, pasi për shkak të rritjes së temperaturave dëbora mund të shkrijë duke krijuar përmbytje masive në vend.
 
Pritet që temperaturat të rriten me rreth 10-16 gradë celsius në ditët në vazhdim, çka rrit dhe rrezikun e shkrirjes së dëborës.
 
Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, falënderoi trupat e ndërkombëtare për tregimin e gatishmërisë në pastrimin e rrugëve të qytetit, pas shokut që përjetuan qytetarët të gjendur nën dëborë. Ai shpjegoi se tashmë ata po përgatiten për përmbytjet duke u pajisur me gjeneratorë, barka, helikopterë e objekte të tjera të emergjencës. Madje ai shtoi se po bëhen dhe evakuime të popullsisë në zona ku rreziku është më i madh.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)