Nexhmije Pagarusha, festë për
albumin e saj në Prishtinë

Nexhmije Pagarusha, festë për<br />albumin e saj në Prishtinë
Ikona e muzikës shqiptare Nexhmie Pagarusha promovoi të premten në mbrëmje albumin e saj të parë në një nga restorantet e kryeqytetit të Prishtinës. Albumi i saj i nxjerrë në shitje përmban 15 hitet e pavdekshme të këngëtares, të cilat janë: “Çil’ nj’at zemër plot kujtime”, “Kanga e Rexhës”, “Kanga e Prishtinës”, “Kenke nur’ i bukuris”, “Kur më shikon si zog n’hava”, “Nji lule që m’ka çelë tash”, “Hajde të dalim kah pazari”, “Vaj si kenka ba dynjaja”, “Kanga e krushqve”, “Njëmend qenke si m’kanë than”, “Lul’zoi fusha lul’zoi mali”, “Kapiteni i ri”, “Kosovarja e re”, “Mori sy luaneshë”, “Baresha”.

Në këtë promovim sihin të pranishëm shumë figura të shquara, të cilat e vlerësuan veprën dhe kontributin e bilbilit shqiptar, siç u shprehën për të gjatë këtij promovimi.  Nexhmije Pagarusha me lot në sy përshkroi me plot emocion tetë dekadat e jetës së saj, duke thënë: “Jam munduar me gjithë shpirt të jap diçka nga vetja ime, duke mos e ditur se çfarë është fama, unë thjesht e doja këngën shqipe.

Por vetëm sot e kuptova sa qenkam e famshme”. Mysafirë të kësaj nate ishin edhe presidentja Atifete Jahjaga, ministrja Vlora Çitaku, këngëtaret Shpresa Gashi dhe Dafina Zeqiri e shumë të tjerë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës