Futbollisti i njohur Neymar është bërë baba për herë të tretë. Përmes një postimi në Instagram, ai njoftoi se në jetë ka ardhur vajza e tij, Helena.
Vogëlushja ka lindur më 3 korrik dhe duket se futbollisti e ka prezantuar edhe me djalin e madh.Sipas shtypit rozë nëna e vajzës është modelja Amanda Kimberlly.
Neymar është baba i Davi që erdhi në jetë kur futbollisti ishte 19-vjeç nga raporti i tij me Carolina Dantas. Neymar është edhe babai i Mavie, 9 muajshe, me Bruna Biancardi.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Të dy, tashmë të fejuar, së fundmi janë rilidhur pas disa ndarjesh. Futbollisti e tradhëtoi Brunën gjatë shtatzënisë e mes tradhtive ishte edhe ajo me Amanda Kimberlly, me të cilën sot ka një vajzë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)