BRAZIL - Neymar do të jetë jashtë fushave të blerta për dy ndeshjet e radhës me klubin e tij, Santos. Shkak për këtë mungesë të fundit është bërë një endemë prej 2 milimetrash që i shkakton ënjtje në pulpën e djathtë. Një gjë të tillë e konfirmoi edhe drejtuesi i mjekëve te Santos, Rodrigo Zogaib.
Ky lëndim solli mungesën e Neymar në barazimin 2-2 që Santos mori kundër San Lorenzos të mërkurën në Kupën e Amerikës së Jugut. Ai pritet të mungojë edhe në dy ndeshjet e radhës, kundër Gremios më 23 maj për ligën braziliane dhe kundër Deportivo Cuenca më 26 maj për Kupën e Amerikës së Jugut.
Megjithatë, Neymar pritet të rikuperohet në kohë për të luajtur në Kupën e Botës 2026 ku Brazili është në Grupin C me Haitin, Skocinë dhe Marokun. Trajneri Ancelotti e ftoi kapitenin në ekip, aty ku Neymar ka tre vite që nuk luan për shkak të dëmtimeve të shumta.
Ftesa për Neymar la jashtë grumbullimit sulmuesin e Chelsea, Joao Pedro, i cili ka bërë një sezon të shkëlqyer. Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Komente






