Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të nisë kthimin e lekëve për ish-ushtarakët, duke filluar nga dita e martë.
Vendimi i qeverisë përcakton se nga 1 nëntori të gjithë ish-ushtarakëve që u është mbajtur një pjesë e pensionit, u kthehen lekët mbrapsht.
Duke filluar nga viti 2010 deri në 2015-n, ish ushtarakëve u është mbajtur deri në 25% e pensionit, për shkak të një vendimi të ish qeverisë “Berisha”, e cila i shpalli debitorë.
Shumat e detyrimeve të krijuara nga rillogaritja e përfitimeve suplementare, të paguara, i kthehen çdo kreditori të shpallur, në këste të barabarta, në periudhën nëntor 2016 – maj 2017”, përcaktohet në vendimin e qeverisë.
Një ish-ushtaraku që i janë mbajtur 30 mijë lekë, do t’i kthehen lekët me 8 këstë. Kjo do të thotë se do t’i kthehen çdo muaj 3.750 lekë, deri në muajin maj.
Janë rreth 5 mijë ushtarakë në pension të cilët do të kenë më detyrime ndaj Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe për më tepër ju kthehet debia që u është, mbajtur përgjatë këtyre viteve.
Sipas vendimti të qeverisë në toal ish ushtarakëve do t’ju kthehen 369 milionë lekë, ku 180 milionë lekë do të jepen në vitin 2016 dhe 189 milionë lekë në vitin 2017.
Deri në muajin maj kjo kategori pensionistësh do të marrë të gjitha lekët mbrapsht me 8 këste.
Përfitimi që do marrin ish-ushtarakët varion nga 25 mijë lekë deri në 400 mijë lekë. Burime pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore bëjnë me dije se janë përgatitur listat e atyre personave që do t’ju kthehen lekët.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.9%
-
Jo
47.9%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7775
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar
11 Janar, 17:49
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta për “listat e zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30
-
Serie A/ Ismajli e Gjimshiti lënë fushën të dëmtuar, Ramadani rikthehet në fitoren e Leçes! Atalanta ndalet në Udine, Juventus luan derbin
11 Janar, 17:23
-
Danimarka i dërgon mesazh privat mbi Grenlandën ekipit të zotit Trump
11 Janar, 17:21
-
Në Bilçë të Beratit ku kultivohen 200 mijë rrënjë ullinj, fermerët ankohen për pesticidet: Janë të skaduara, s’japin efekt! Shiten pa kontroll
11 Janar, 17:13
-
Thoma Gëllçi: 11 Janari, Dita e Republikës… që askush nuk e përmend!
11 Janar, 17:12
-
‘Ne fermerët jemi dorëzuar, shtet s’ka të na mbrojë!’ Fidanët e agrumeve mbeten pa shitur në Lushnje
11 Janar, 17:06
-
Gjermani/ Socialdemokratët nominojnë sërish Olaf Scholz si kandidat për kancelar në zgjedhjet e 23 shkurtit
11 Janar, 16:59
-
Francë/ Përplasen dy tramvaje në Strasburg, 59 të plagosur (VIDEO)
11 Janar, 16:44