TIRANE- Shoqëritë e transportit kanë vendosur që duke nisur që nga data 1 qershor, librezat për personat me aftësi të kufizuar të mos njihen në linjat e transportit urban, duke kërkuar që pjesa e rimbursimit të jepet e gjitha si tarifë e plotë nga shteti. Duke përfituar nga ndryshimet e fundit në ligjin “Për transportet rrugore”, shoqëritë e transportit kanë vendosur t’i referohen nenit 3 të këtij ligji që përcakton se fondet për kompesimin e tarifës së transportit të kategorive të personave, që përfitojnë nga legjislacioni në fuqi për transportin qytetas, përballohen nga institucionet përgjegjëse në mbështetje të ligjit.
Duke ju referuar vendimit të marrë nga Shoqëritë e Transportit, duke filluar nga data 1 qershor personat me aftësi të kufizuara do të paguajnë njësoj si të gjithë udhëtarët e tjerë në linjat e transportit, dhe në fund do të jetë Këshilli i Ministrave që do të përcaktoj tarifën rimbursuese për këtë kategori.
Reagimi i Shoqatave
Menjëherë pas vendimit të shoqërive të transportit, për mosnjohje të librezave e tyre, kanë reaguar shoqatat e personave me aftësi të kufizuara të cilat e quajnë diskriminues dhe të tepërt këtë vendim. Kryetari i Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj, shprehet se shteti ka provuar se nuk është i përpiktë me rimbursimet, prandaj edhe librezat në linjat e transportit urban duhet të vazhdojnë të njihen. “Shteti duhet të rimbursojë kategoritë e personave që përfitojnë në bazë të ligjit.
Por është jashtëzakonisht e vështirë që shteti të bëj rimbursimin e plotë të personave”, shprehet Tafaj. Të njëjtën linjë mbajnë edhe drejtuesit e shoqatave të tjera, duke theksuar se linjat e transportit urban nuk plotësojnë asnjë lloj kushti nga ana e infrastrukturës. “Ky vendim prek edhe invalidët e punës, të verbërit dhe tëtraplegjikët për shkak se vetëm në Shqipëri, ndryshe nga çdo vend tjetër në botë nuk njihet karta për personat me aftësi të kufizuara. Sot personat me aftësi të kufizuar jo vetëm që nuk hipin dot në linjat e urbanëve por nuk përfitojnë asnjë lloj rimbursimi”, deklaroi Mybere Prizreni kryetarja e Shoqatës së Tetraplegjikëve dhe Paraplegjikëve.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com