Nga 1 qershori programacionin e Digitalb nuk mund ta ndiqni më në TiBO, ndërpritet bashkëpunimi

Nga 1 qershori programacionin e Digitalb nuk mund ta ndiqni më në TiBO, ndërpritet bashkëpunimi

Të gjithë abonentët që do të kenë në vijim abonime me platformën dixhitale TiBO nuk do të kenë mundësi të ndjekin kanalet e DigitAlb dhe programacionin e tij. Njoftimi është bërë nga vetë Digitalb, i cili bën me dije se më 1 qershor ka ndërprerë bashkëpunimin me shoqërinë TiBO.

Njoftimi i DigitAlb

DigitAlb njofton të gjithë abonentët mbi disa ndryshime në listën e platformave të licencuara për transmetim.

Duke filluar prej datës 01.06.2021, DigitAlb ka ndërprerë bashkëpunimin me shoqërinë TiBO.

Duke filluar nga kjo datë, të gjithë klientët që do të blejnë abonime në TiBO nuk do të kenë mundësi të ndjekin kanalet e DigitAlb dhe programacionin e larmishëm të tij.

Për çdo abonim në DigitAlb ju ftojmë të vizitoni pikat e autorizuara të shitjeve si dhe partnerët zyrtarë të DigitAlb në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

DigitAlb është duke u zhvilluar dhe njëkohësisht është duke investuar në teknologjitë më të fundit që garantojnë përmbushjen e të gjitha pritshmërive të abonentëve të tij.

Për çdo pyetje apo paqartësi ju ftojmë të na kontaktoni në www.digitalb.al  

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm