Tetori rozë/ Historia e kuksianes triumfatore: Frika se mund të jesh me kancer të ndalon të bësh kontrollin, luftojeni!

KRUJË- Në ditën kombëtare të depistimit të kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishte në Krujë, ku po ofrohet shërbimi i mamografisë afër vendbanimit, me mamografin e lëvizshëm.

“Vetëm në tre javët e para, që nga momenti që kemi filluar këtë fushatë, 3500 gra kanë kryer ekzaminimet nëpërmjet mamografisë. 3500 gra do të thotë që janë trefishuar ekzaminimet këtë muaj, sepse nëse marrim një mesatare mujore, çdo muaj në gjithë Shqipërinë kryhen 1 mijë mamografi”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se gjatë 2018 në 5 spitale rajonale janë instaluar mamografitë përfshirë dhe atë të Durrësit, ku gratë e Krujës mund të kryejnë mamografinë, Manastirliu tha se po investojnë shumë në parandalimin e kancerit të gjirit.

Janë 708 gra që çdo vit diagnostikohen me kancerin e gjirit. Sot është e mundur që ky trajtim të jetë shumë më i aksesueshëm dhe shumë më cilësor, sepse ne kemi arritur që prej vitit 2018 të mbulojmë gjithë nevojat, në kimioterapi të targetuar që janë medikamente shumë të shtrenjta, pikërisht për të siguruar që gratë që trajtohen nga kjo sëmundje të kenë një trajtim sa më cilësor qoftë nëpërmjet kimoterapisë, qoftë nëpërmjet radioterapisë në QSUT dhe që jam krenare që arritëm të kemi një shërbim të kompletuar dhe për kancerin e gjirit”, tha Manastirliu.

Ministrja ne fjalën e saj tha se kontrolli i gjirit do të përfshihet në një program kombëtar të kontrollit dhe diganostikimit te hershëm.

"Ne duam të realizojmë edhe një hap tjetër që është shumë i rëndësishëm, për të përfshirë kontrollin e gjirit gjithashtu edhe ekzaminimin e mamografisë në një program kombëtar të kontrollit dhe diganostikimit te hershëm, i cili do të miratohet dhe do të futet në paketën e shërbimit të mjekut të familjes. Vetëm kështu mund të garantojmë që gratë të njoftohen nga mjeku familjes dhe të kenë kujdes për shëndetin e tyre", tha Ministrja.

Në Kukës, qytetarë, mjekë dhe gjimnazistë marshuan për të sensibilizuar për sëmundjen e kancerit të gjirit dhe kontrolle periodike që kjo sëmundje të mposhtet në fazën fillestare të saj. Rita Kastrati, e mbijetuar nga sëmundja e kancerit të gjirit dha një mesazh për të gjitha gratë dhe vajzat kuksiane.

"Mesazhi im është që të gjithë të duan dhe ta vlerësojnë akoma më shumë. Të vazhdojnë të bëjnë kontrolle mos të kenë frikë, sepse frika është ajo që i step njerëzit për mos me vazhdu që të bëjnë kontrolle", tha Rita Kastrati.

Ndërkohë edhe në Berat, paraditen e sotme gra dhe vajza i janë bashkuar nismës për të parandaluar kancerin e gjirit. Me pankarta në duar, ato kanë marshuar përgjatë pedonales “Republika” për të dhënë një mesazh të gjitha nënave dhe vajzave për mos ta lënë pas dore vizitën dhe mamografinë. Drejtori i drejtorisë së shëndetit publik në Berat, Artur Banaj tha se gjatë muajit janar deri në tetor 2019 janë konstatuar 18 raste dhe po diagnostikohen nga mjekja specialiste.

"Në qytetin e Beratit nga të dhënat statistikore që ne kemi deri më tani janë 18 raste me kancer gjiri", tha Banaj.

Gjatë këtij viti, mbi 13 mijë gra kanë kryer mamografinë falas, afër vendbanimit.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lorenc Vangjeli: Meta e Kryemadhi nuk janë Çausheskët e Tiranës

Lorenc Vangjeli: Meta e Kryemadhi nuk janë Çausheskët e Tiranës