Të hënën shtohen 14 zonat e gjelbra, hapen parukeritë, dentistët e qendrat tregtare! Nga 18 maji nisin punën baret, lejohen stërvitjet individuale

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur lehtësimin e masave në javët në vazhdim. Ajo sqaroi se fundjava do të jetë e njëjtë me rregullat e kaluara, ku orari i pensionistëve ditën e shtunë do të jetë deri në orën 10:00 dhe në nga ora 10:00 deri në 17:30 do të jetë orari i prindërve me fëmijë. Gjithashtu të shtunën do të jenë të hapura farmacitë dhe marketet, ndërsa të dielën çdo gjë do të jetë e mbyllur.

Nga 11 maji, të hënën, shtohen 14 zonat e gjelbërta bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejës, Kavajë dhe Vorë me të njëjtat rregulla. Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetës brenda zonave të gjelbërta me automjet privat (duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njëjtës familje) deri në orën 21:00.

Në lidhje me grumbullimet mbeten në fuqi  rregullat se nuk lejohen grumbullimet me më shumë se 5 veta, aktivitetet kulturore dhe sportive të çdo lloji dhe transporti publik si dhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.

Po kështu, nga data 11 Maj lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregtare.

Në lidhje me të riatdhesuarit, pas datës 11 maj të gjithë do të riatdhesohen në banesë.

Nëse kurba do të jetë e qëndrueshme, nga 18 maji hapen baret, restorantet, dhe lejohen stërvitjet individuale të sportistëve deri në orën 17:30. Gjithashtu do të fillojë zhvillimi i procesit mësimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga Ministria e  Shëndetësisë.

Sipas ministres Manastirliu, nga 18 majit planifikohet të hapen nën rregulla rigoroze, muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike sipas protokolleve dhe udhëzimeve të miratuara, ndërkohë që në portalin e-albania në listën e aktiviteteve të hapura rezulton se muzetë dhe aktivitete mbështetëse për shfaqje artistike, arsimi kulturor janë të hapura që më 4 maj.

Do të shtohen fluturimet e riatdhesimit, me detyrimin për vetëkarantinim në banesë.

Do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitetet kulturore dhe sportive në ambientet e hapura dhe të mbyllura, grumbullimet me shumë se 5 persona në ambientet publike si dhe do të mbetet I mbyllur dhe transporti publik.

Urdhëri nga qeveria për mbylljen dhe kufizimin e lëvizjeve

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:10
Transporti hapësinor i hapur prej 4 majit! Po çfarë lidhje ka kjo me Shqipërinë?

Ndërkohë që transporti publik dhe ai ajror për pasagjerët është i ndaluar prej 58 ditësh karantinë, Ministria e Shëndetësisë ka menduar që të lejojë hapjen e transportit hapësinor. Në portalin e-albania që prej 4 majit lejohet transporti hapësinor. Se çfarë do të thotë kjo saktësisht për vendin tonë nuk është ende e qartë.

Nga një kërkim që bëmë na rezulton se transporti hapësinor lidhet me hedhjen e satelitëve dhe mjeteve hapësinore, transportin hapësinor të mallrave dhe pasagjerëve. Duket se transporti hapësinor është një aspiratë shumë e madhe për Shqipërinë tonë të vogël, qoftë edhe në të ardhmen e saj të largët.

Prandaj do ishte mirë që Ministria e Shëndetësisë të sqarojë se çfarë përfshinë saktësisht transporti hapësinor në Shqipëri dhe të fokusohet në atë që ka vërtet vlerë për qytetarët dhe bizneset, hapjen e transportit ajror të pasagjerëve për të udhëtuar drejt vendeve të tjera dhe atij publik.

Ora 21:52
Paqartësi për hapjen e muzeve! Manastirliu thotë pas 18 majit, në e-albania të hapura që më 4 maj

Deklarata e ditës së sotme të Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në lidhje me hapjet e muzeve ka shkaktuar paraqitësi dhe konfuzion jo vetëm tek këto biznese por dhe qytetarët.

Manastirliu tha se muzetë do të hapen pas 18 majit, por në portalin e-albania, ku bizneset marrin lejen dhe protokollin e masave të sigurisë për hapjen e aktivitetit të tyre, muzetë janë të hapura që më 4 maj.

Në listën e bizneseve të hapura më 4 maj të publikuar në e-albania janë shtuar muzetë, aktivitete mbështetëse për shfaqje artistike, arsimi kulturor, kopshtet botanike dhe zoologjike,  shoferët e rinj të cilët marrin mësime për kursin e patentës.

Gjithashtu do të lejohen të nisin punën kurset e ndryshme, arsimi kulturor, bibliotekat si dhe krijimtaria artistike.

Ora 19:58
Manastirliu: Nga 1 qershori hapen çerdhet dhe kopshtet

Sipas planit në tentativë, nëse të dhënat do të jenë të qëndrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga Komiteti Teknik, nga data 1 qershor po planifikohet të lejohet hapja e çerdheve dhe e kopshteve publike dhe private.

“Dëshiroj të ndalem këtu, duke theksuar nevojën e një vlerësimi të thellë dhe shumë të kujdesshëm të kushteve higjieno-sanitare për çdo strukture të kopshteve dhe çerdheve dhe standardeve qe duhet të plotësojnë për të mirëpritur fëmijët në këto institucione me rregullat e reja. Protokollet e sigurisë do të bëhen të njohura në ditët në vijim, ku dhe do të ngarkohen për zbatim të gjithë institucionet përgjegjëse për plotësimin e tyre deri në këtë datë”, tha Manastirliu.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hallexhiu: 08/05/2020 22:27

    Me keto farmacite qe mbyllni nuk e di se kush eshte ai maskara dhe budalla qe ju thote ti mbyllni. U ngrita ne 3 te mengjesit per te marre nje ilac per njeriun tim ne spital pasi nuk kishte spitali dhe ne oren 5 u hap farmacia. U q*fsha ato ropt ku ti kini, desh mbaroi robi nga dhimbjet.

    Përgjigju
  • Tante: 08/05/2020 21:08

    Shkodra zone e kuqe!!! Normal qe Edi zezje e ben ket gje. Por nje gje me vjen keq, qe ata qe kan luftuar qe Shkodra te jete pjese e Shqiperis se mallkuar.

    Përgjigju
    • guacamole: 08/05/2020 22:33

      Qenke fresk fare. Te shkodranet u rreh njerezve tani. Doni te jeni ne qender te vemendjes. Per gazra jeni ta paret ju.

  • Teodor madhi: 08/05/2020 20:40

    The gjitha Jane the shtrenjta abuzimi Dillon tek tregu shumices ,Ku shtei nuk po ve dore, aty grupi matrapazeve dore e pare ,e dyte e trete, Nuk Po Kapet Nga Shteti!!! Disiolinoni cmimet tek shumica si e gjithe europa, eksperiencat Jane pa fund, ju lutem mos beni injorantin O INSTITUCIONE SHTETERORE TE GJITHE BASHKE!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen