Nga Bayern Munich në Serie A, sulmuesi shqiptar: Gati për debutimin, kam model Goretzkën

Nga Bayern Munich në Serie A, sulmuesi shqiptar: Gati për debutimin, kam model Goretzkën

Arijon Ibrahimovic në prezantim

Arijon Ibrahimovic është prezantuar te Frosinone në Serinë A të futbollit. Sulmuesi shqiptar do jetë pjesë e elitës së futbollit në Itali për një sezon, teksa u huazua nga kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich. 17-vjeçari duket gati për Frosinonen dhe bëhet shqiptari i dytë në sulmin e italianëve, pas Marvin Çunit.

Në prezantim, Ibrahimovic tregon se është në formë dhe kërkon minuta në fushë.

"Ndodhem këtu prej pak kohësh, por e kam kuptuar menjëherë se skuadra dhe tifozët janë si një familje. Mezi pres të luaj dhe ta shoh stadiumin plot. Forma ime është e mirë. Nuk e di nëse jam në gjendje të luaj 90 minuta, por jam gati të zbres në fushë nga minuta e parë", ka thënë Ibrahimovic.

Model për shqiptarin është Leon Goretzka, ish-shoku i ekipit te Bayern Munich.

"Modeli im është Leon Goretzka. Ai më ka dhënë shumë këshilla. Më pëlqen të luaj si numër 8 ose 10, por më parë kam luajtur edhe si sulmues krahu dhe qendërsulmues", tregoi ai.

I lindur në Nurnberg, Ibrahimovic ka qenë pjesë e moshave të kombëtares gjermane të futbollit në 22 ndeshje. Frosinone ka afruar disa emra të njohur të talentuar në këtë afat kalimtar si Jesus Renieri nga Real Madrid dhe Mattia Soule dhe Kai Jorge nga Juventusi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës