Procesi i verifikimit dhe seleksionimit të kandidatëve të Partisë Demokratike përfshin vetëm nivelet e ulëta dhe periferike, ndërsa kupola drejtuese e partisë, përfshirë edhe rrethin e besuar të kryetarit Lulzim Basha, është përjashtuar qëllimisht, duke e shpëtuar kësisoj edhe nga deklarimi i pasurisë si dhe detyrimi për t'iu përgjigjur dhjetëra pyetjeve të sikletshme që përmban formularin i figurës dhe integritetit. Hileja dhe operimi me dy standarde mban firmën e Lulzim Bashës dhe Gazmend Bardhit, të cilët në vendimin për fazat e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të PD, mes rreshtave, kanë parashikuar se nuk do t'i nënshtrohen verifikimit personat që kanë përfaqësuar PD si deputetë apo kryebashkiakë gjatë 10 viteve të fundit. 

Një ditë pas zbulimit të hiles, Shqiptarja.com sjell edhe listën e plotë të përfaqësuesve të PD që shpëtojnë nga deklarimi i pasurisë, kontrolli i figurës dhe testimi në anëtarësi. Pjesë e listës janë kryetari i partisë Lulzim Basha, i ndjekur nga paraardhësi i tij, Sali Berisha, i cili ende nuk ka dhënë asnjë sinjal nëse do të pranojë të bëhet pjesë e parlamentit që do të dalë nga zgjedhjet e 2021. Nga ky vendim janë favorizuar dhe përfshirë në këtë grup edhe rrethi pranë Bashës si: Flamur Noka, Ervin Salianji, Klevis Balliu, Grida Duma, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Bardh Spahia, Aldo Bumçi, Genc Pollo, Oerd Bylykbashi etj. 

Nuk do të verifikohen dhe as nuk do të plotësojë formularin edhe një grup figurash të PD, të cilët ishin deputetë deri në vitin 2017, por që nuk u përfshirë nga Basha në listën fituese në zgjedhjet e 2017. Konkretisht përfshihen Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Arben Imami, Igli Cara, Arbjola Halimi, Keltis Kruja, Majlinda Bregu etj., të cilët kërkuan dorëheqjen e Bashës pas humbjes në zgjedhjet e 2017. Hileja në këtë vendim favorizon edhe kryebashkiakët e PD deri në vitin 2019, si: Xhelal Mziu, Fiqiri Ismaili, Fran Frrokaj etj., por edhe kryebashkiakët e periudhës 2011-2015. Kjo lëvizja e qëllimshme ngre dyshime të forta mbi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të PD.  

Emrat që shpëtojnë nga deklarimi i pasurisë, plotësimi i formularit dhe verifikimit në PD 

Lulzim Basha 
Sali Berisha 
Orjola Pampuri
Grida Duma
Albana Vokshi
Jorida Tabaku
Halim Kosova
Agron Shehaj
Nadire Meçorapaj
Romeo Gurakuqi
Izmira Ulqinaku
Lorenc Luka
Bardh Spahia
Aldo Bumçi
Lindita Metaliaj
Andon Frrokaj
Flamur Noka
Isuf Çela
Valentina Duka
Ervin Salianji
Hekuran Hoxhalli
Klevis Balliu
Tritan Shehu
Enkelejd Alibeaj
Genc Pollo
Luan Baci
Astrit Veliaj 
Endri Hasa
Edmond Spaho
Luçiano Boçi
Oerd Bylykbashi
Fatbardha Kadiu
Edi Paloka
Florjon Mima
Dhurata Cupi
Xhemal Gjunkshi
Bedri Hoxha 
Roland Keta 
Sherefedin Shehu 
Eduard Halimi 
Igli Cara 
Arben Imami 
Arbjola Halimi
Eduard Selami 
Luan Duzha 
Kosma Dashi
Bedri Mihaj 
Gjergji Papa
Ridvan Bode 
Mimoza Hajdarmataj 
Albina Deda 
Mhill Fufi 
Genc Ruli 
Gjovalin Bzhetaj 
Helidon Bushati 
Jozefina Topalli 
Irma Kopliku
Florion Mima 
Gerti Bogdani 
Asllan Dogjani
Kastriot Islami 
Keltis Kruja 
Majlinda Bregu 
Myqerem Tafaj 
Xhelal Mziu
Fiqiri Ismaili
Fran Frrokaj
Eduart Kapri
Bashkim Shehu
Zef Hila
Bledjon Nallbati
Agron Kapllanaj
Nezir Rizvani
Përparim Shametaj
Besnik Dushaj
Arqile Deçka
Niko Shupuli
Basir Çupa
Agron Demushi
Ilir Pjetraj
Alfred Qafa 
Beqir Arifaj
Hasan Halilaj

(Kliko këtu për të lexuar udhezimi për përzgjedhjen e kandidatëve)