Nga bllokimi i Harley-it, te Benz-i luksoz dhe ambulanca/ Gjithçka që ndodhi në protestën e opozitës

Protesta e opozitës me bllokimin e disa akseve rrugore u shoqërua me disa momente të veçanta. Nga kalimi i barrierave të betonit të autostradës prej Lulzim Bashës në Vorë e deri tek shpërndarja e ujit në Milot prej Flamur Nokës përmes një makine luksoze Mercedez Benz.

Gjatë rreth orëve të protestës së opozitës me bllokime rrugësh nuk munguan edhe momente të veçanta me protagonistë qytetarët dhe vetë kreun e opozitës Lulzim Basha. Fillimisht Basha ka mbërritur në Vorë prej drejtimit të rrugës që të çon për në Durrës. Pasi është përshëndetur me protestuesit Basha kaloi mbi trafik-ndarsen e betonit duke u pozicionuar në krahun tjetër të rrugës.

Pak momente pasi ishin mbledhur protestuesit në Vorë  ky person me Harley Davidson që me gjasë duket si një shtetas i huaj ka tentuar të vijojë udhëtimin normalisht në drejtim të Durrësit. Por është përballur me turmën e protestuesve  të cilët e kanë ndaluar. Përballë kësaj situate ai është kthyer në drejtim të Tiranës. Ndërkohë në rreth rrotullimin e Bradasheshit dhe në Milot protestuesit i shtuan protestës një element tjetër atë të djegies së gomave.

Po në Bradashesh protestuesit kanë hapur rrugën për kalimin e një autoambulance dhe një makine që përdoret në rastet e varrimit të të vdekurve.  Nuk ka munguar edhe këtë protestë protagonizmi i ish ministrit të Brendshëm Flamur Noka në Milot. Kësaj here jo duke u konfrontuar me policët siç ndodhi një ditë më parë në Gjykatën e Tiranës. Flamur Noka ka sjellë një makinë  Benz luksoz brenda të cilit ishin disa koli me ujë të cilat ia ka shpërndarë protestuesve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Redi: 05/04/2018 23:37

    Nuk ju vjen neveri kur nje personaxh i tille ju sjell uj me ate makin,nuk e kuptoni qe po tallet me ju dhe po ju perdorin si ato kukllat e teatrit x interesat e tyre personale.Hapini syte o popull.

    Përgjigju
  • Nokari: 05/04/2018 16:31

    Keto fshatare duhen djegur ne turren e druve. Cohu Enver dhe mbushja lekuren me kripe ketyre monstrave

    Përgjigju
  • Edi: 05/04/2018 15:25

    Edhe I blinbuar Benzi maledetto hajde leket e popullit hajdut I ndyr

    Përgjigju
  • bledi: 05/04/2018 15:16

    ky benz kushton 120.000 euro ku i mori spiuni?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja