Java e fundit e shtatorit ishte plot ngjarje të forta dhe delikate: Kosova po provokohet në mënyrë primitive nga fqinjët serbë, ndërsa në Shqipëri duket se jeta e nëndheshme e bandave po del në sipërfaqe me emra të padëgjuar më parë dhe me histori të frikshme, të denja për filmat më të paimagjinuar hollivudianë.
SPAK po bën lëvizjet e tij, që me pak të dhëna, mbeten ndër më hermetiket e me gjithë këtë që po ndodh, një grusht burrash nëpër televizionet kryesore të Shqipërisë duket se janë të interesuar për videot erotike, apo jo, të vajzave të showbizit shqiptar, lidhur me botën e krimit.
Aq pyetje, hamendësime, detaje, aludime, kërkime, shtime, sajime, fantazi, deklarata, ngërdheshje u bënë këtë javë rreth videos së supozuar, sa s’janë bërë për politikanët më të korruptuar që janë marrë nën hetim nga SPAK apo priten të merren.
Si përherë, edhe këtë herë, gjithë energjia intelektuale që arriti të prodhojë kuvendimi i përnatshëm i burrave që “kanë burime të sigurta konfidenciale nga SPAK” veçanërisht dhe posaçërisht për vajzat e showbizit, s’ishte asgjë më shumë se fantazitë provinciale të pakontrolluara të tyre që kalojnë nga ekrani direkt nëpër shtëpitë e shqiptarëve.
E të gjitha këto frustrime dhe fantazi i paketojnë me burime të hamendësuara nga drejtësia e re. Ku kjo e fundit në gojët e tyre, duket e shndërruar më keq se vajzat e showbizit në lidhje apo në flirtime me botën e krimit.
E duke qenë se “burimet konfidenciale” gjithnjë e më të bujshme të këtyre burrave të mbrëmjeve televizive po shtohen nga burri në burr me shpejtësinë e dritës, lë qartë të kuptohet se është thjeshtë një imitim, kopjim, zili mes tyre, sesa një garë për të shkuar sa më afër të vërtetës.
Ndërsa Kosova po i shmanget luftës, Shqipëria po përpiqet të mbajë kurrizin drejt ndaj ngjarjeve vetëpastruese dhe shtetformuese, do të ishte në nderin tonë, në nderin e medias, të mos shtoheshin përnatë e më shumë “bombat” qoftë me sfond erotik apo politik, që burrat ua hedhin opinionit publik të menduara e të sajuara vetëm 5 minuta para se të ndizen mbi ta telekamerat.
a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3111
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ 'Me Bajrët je në burg, ose varr! Mos i ki besë policëve!’ Si e paralajmëroi Suel Çela ‘gjahtarin’ Prekë Kodra dhe çfarë i premtoi
27 Nëntor, 17:40
-
Buxheti 2025 drejt Parlamentit! Para shtesë për 21 institucione, shtohen shpenzimet me 23 mln euro! KQZ-së i japin 690 mln lekë shtesë për zgjedhje
27 Nëntor, 17:10
-
Kreshnik Spahiu: Gjykata e 'Ramës' apo gjykata e pavarur e liroi shtetasin Berisha?
27 Nëntor, 17:00
-
Kërkoi lehtësimin e masës, GJKKO lë përsëri në 'arrest shtëpie' nënkryetarin e Bashkisë Tropojë! Edhe kryebashkiaku Byberi në të njëjtën dosje, 3 akuza (VENDIMI)
27 Nëntor, 16:32
-
Berisha me gazetarët pas lirimit nga GJKKO: Falenderova gjykatësen për vendimin, por të tjerët janë bandë kriminale! Ku i gjeti Dumani 3 apartamente?
27 Nëntor, 14:47
-
SPAK çon në GJKKO dosjen e deputetit PS Plarent Ndreca dhe 15 ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme! Dyshime për shkelje në tenderët e vitit 2019 (SKEMA+EMRAT)
27 Nëntor, 13:58
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor, 13:48
-
DOSJA / Suel Çela rekrutoi edhe gjyqtaren e Tik-Tokut Enkeleda Kapedanin, si ia mbylli dosjen kriminale, i ofroi një makinë 40 mijë euro! Gjyqtarja: Kam respekt për të
27 Nëntor, 11:04
-
Gjykata e Fierit sekuestron mbi 1 mln euro pasuri të financuesit të laboratorit të kokainës në Frakull! Dhjetëra apartamente në Tiranë e Durrës (EMRI+LISTA)
27 Nëntor, 10:46
-
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno shkojnë në SPAK! Iu vendos masa 'detyrim paraqitje', pas dyshimeve për lidhje me bandën e Suel Çelës
27 Nëntor, 09:50
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për të rikthyer Pajtime Fetahun në gjyqësor
26 Nëntor, 21:16
Paraja e krimit paguan njerezit sipas asaj qe ata shesin, gazetareve ju blen fjalen, policeve ju blen armen dhe ne fund edhe "vajzave te sukseshme" ju blen ate qe promovojne cdo dite ne Instagram. Bejne mire qe dalin keto video te shohin njerezia si kapin majat bukuroshet e ekranit.
Përgjigju