Nga Dario Fo te Neil Simon, tri komedi në Tiranë! Orion Shima, ekspozita ‘Brio’ në ‘FAB’! Red Radoja, koncert në piano solo në Vlorë

Pas suksesit të premierës, “Triptiku” i Puçinit  me tri vepra të suksesshme vijon të shfaqet çdo mbrëmje në orën 19.00 deri të dielën në skenën e Teatrit të Operas.

Historia e jashtëzakonshme e guximit e dy grave mike shkencëtare, Marie Curie dhe Hertha Ayrton, vijon sot në orën 19.00, deri në 3 mars në skenën e Teatrit Metropol në Tiranë. Pjesa e Lauren Gunderson vjen me regji të Armela Demajt, e cila interpreton në skenë me aktoren Yllka Mujo.

Komedia e Dario Fo “Martesë me kushte” me regji të Altin Bshës e interpretim të Olta Dakut dhe Gazmend Gjokës vijon të shfaqet çdo mbrëmje në orën 19.00 deri të dielën

Çelet sot në orën 19.00 në galerinë “Fab” në Tiranë ekspozita “Brio” e piktorit Orion Shima, që do të qëndrojë e hapur për publikun deri në që mars.

Komedia “10 vjet martesë” e Alil Vardar dhe me regji të Andia Xhungas, që interpreton në skenë me Gentian Zenelajn,  shfaqet nga sot në orën 19.00 deri të dielën në sallat kulturore pranë Komunës së Parisit.

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar mban këtë mbrëmje në orën 19.00 në qendrën kulturore pranë Katedrales Ortodokse një koncert nga kompozitorët Samuel Barber dhe Pyotr Ilyich Tchaikovsky, të dirigjuar nga Gridi Kraja dhe me pjesëmarrjen e violinistes Ioana Cristina Goicea.

Komedia e Neil Simon “Suita në Hotel Plaza” me regji të Mariana Kondit dhe Elkjana Gjipalit luhet sot në orën 19.00 në qendrën e artit “Agimi” .

Në Teatrin Kombëtar vijon çdo mbrëmje në orën 19.00 deri në 3 mars shfaqja “Testamenti” me tekst dhe regji të Leka Bungos dhe interpretim të Viktor Zhustit.

Artisti Red Radoja performon sot në orën 19.00 në teatrin “Petro Marko” në Vlorë një koncert në piano solo.

Shfaqja për vogëlushë “Fuqia e dëshirave” me autore dhe regjisore Greta Bacin interpretohet sot në orën 12.00 në Pallatin e Kulturës në Memaliaj.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/03/2024 04:20

    Nga Neil Simon do te rekomandoja /Barefoot in the park/ per t'u vene ne teater, e kam pare film dhe do t'a konsideroja me shume /interes/ per publikun shqiptar.Po t'a shikoni ,do t'a kuptoni se per cfare e kam fjalen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi arreston ish-kryeprokurorin special

Mali i Zi arreston ish-kryeprokurorin special