VLORE - Nga dasma ne mort. Fenomeni tragjikqë ditët e fundit është shtuar, këtë herë goditi në Vlorë.

Tre vajza të reja të cilat ktheheshin me makinë nga një dasëm rreth orës 03: 35 të mëngjesit të së dielës kanë pësuar një aksident në afërsi të vendit të quajtur Kripa në aksin Levan-Vlorë.

Mjeti tip Lancia me targa AA 826 EO, me të cilin udhëtonin tre të rejat, ka dalë nga rruga pasi është përplasur fuqishëm më bordurat anësore të autostradës.

Përplasja ka rezultuar fatale për njërën prej vajzave, Alma Mjaltaj, e cila ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital. Mjaltaj dyshohet se ishte edhe drejtuesja e mjetit, ndërkaq kanë mbetur e plagosur motra e saj Egla Lamaj dhe si dhe kushërira e parë e tyre, Arta Lamaj.

Këto të fundit janë dërguar me ugjencë në spitaline Vlorës ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Tre vajzat e reja janë banuese në fshatin Trevllazër të Vlorës, ndërsa paraprakisht dyshohet që shpejtësia e lartë të jetë shkak i këtij aksidenti tragjik.

Policia e mbërritur në vendngjarje nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, por paraprakisht dyshohet që shpejtësia e lartë t’i ketë marrë jetën të resë, dhe të lërë të plagosura dy vajzat e tjera.


aksident vlore
(Në foto: Alma Mjaltaj dhe Arta Lamaj)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)