Nga data 1 janar 2025, Shqipëria pranoi Certifikatat e Qarkullimit EUR 1

Nga data 1 janar 2025, Shqipëria pranoi Certifikatat e Qarkullimit EUR 1

Foto Ilustruese

Nga data 1 janar 2025, Shqipëria ka pranuar Certifikatat e Qarkullimit EUR-1 të lëshuara në mënyrë elektronike nga vendet pjesëmarrëse në Konventë pan-Euro-Mediterriane, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Bazuar në njoftimin e publikuar në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian (C/2024/7561datë 30.12.2024), në lidhje me lëshimin elektronik të certifikatave të qarkullimit EUR.1, deri tani vendet të cilat lëshojnë certifikata elektronike dhe që vendi ynë zbaton një marrëveshje të tregtisë së lirë janë:

Norvegjia: Sistemi Norvegjez: Altinn portali qeveritar për dialogun dixhital midis bizneseve, individëve privatë dhe agjencive publike. Data e fillimit: 02.04.2020.

Turqia: Sistemi Turk: MEDOS – ” Sistemi i Automatizimit për Certifikatat e Origjinës dhe Certifikatat e Lëvizjes”, Data e fillimit: 24 Prill 2018.

Ky njoftim i referohet: Ligjit 59/2024 datë 6 qershor 2024 (Fletore Zyrtare  nr.113 datë 4 korrik 2024) “Për miratimin e vendimit nr. 1/2023 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane të Origjinës për ndryshimin e Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale pan-Euro-Mediteriane të Origjinës dhe të Rekomandimit nr. 1/2023 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale pan-Euro-Mediteriane të Origjinës” si dhe:

Vendimit 1/2024 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale, Vendi i cili lëshon certifikata të qarkullimit EUR.1 në mënyrë elektronike dhe data se kur ka filluar lëshimi i tyre, tregohet në njoftimin e publikuar në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian, seria C./Monitor

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ I vuri flakën mobilerisë në fshatin Gjormë, arrestohet 36-vjeçari! Ishte dënuar më parë për dhunë në familje (EMRI)

Kurbin/ I vuri flakën mobilerisë në fshatin Gjormë, arrestohet 36-vjeçari! Ishte dënuar më parë për dhunë në familje (EMRI)