Nga Durrësi e Fieri në radhë tek Onkologjiku për të marrë shërbimin! Pacientja: Kam marrë borxh për të paguar ilaçet

Teksa prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për dosjen “Onkologjiku” Report Tv këtë të hënë ishte pranë spitalit për të sjellë disa nga vështirësitë me të cilat përballen pacientët me tumor.

Pacientët edhe këtë mëngjes, ishin në radhë për të marrë shërbim. Ata shprehen se konsultat i kryejnë pranë qyteteteve të tyre për shkak të pamundësive ekonomike.

“Sot unë kam ardhur të sjell përgjigjen e skanerit. E kam bërë në shtet. Jam me kancer në gjoks. Jam operuar në spitalin publik të Durrësit. Kemi mungesë ilaçesh. Ndonjëherë më kanë thënë që ilaçet janë në mugesë, ndonjëherë nuk i kam marrë prej mundësive financiare.

Kam një vit e ca që vuaj nga kjo sëmundje. As vetë se di si do shkojë puna. Tani kam marrë borxh, nuk e di si ku do t’i gjejë lekët për t’ia dhënë farmacistit. Kimioterapinë e kam bërë në Durrës për shkak të vështirësive financiare. Vij njëherë në muaj për rreze këtu”, shprehet një qytetare.

“Do të marr një recetë. Kur të vij doktori do e marrim. Vij nga Fieri njëherë në tre muaj te onkologjiku” thotë një qytetare tjetër.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Letërsia shqipe mbetet pa mbret

Letërsia shqipe mbetet pa mbret