Nga e hëna masa lehtësuese, rihapen pas dy muajsh bare dhe restorante, por në zonat e kuqe vijohet ende me reduktime

Nga e hëna masa lehtësuese, rihapen pas dy muajsh bare dhe restorante, por në zonat e kuqe vijohet ende me reduktime

Nga e hëna do të hyjnë në fuqi masa dhe rregulla të reja për situatën me COVID-19 në vendin tonë. Nesër lokalet dhe restorantet do të ngrenë qepenat pas më shumë se dy muajsh, ndësa edhe sportistët do të rifillojnë stërvitjet. Këto janë vetëm dy nga disa masa lehtësuese të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë që pavarësisht rregullave të reja që do të hyjnë në fuqi, në zonat e kuqe do të ketë sërish disa kufizime.

Bëhet fjalë për qytetet Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin, Krujë dhe Fier. Edhe në ditët në vijim pas orës 17:30 të gjithë aktivitetet e bizneseve do të mbyllen, ndërkohë që në zonat e gjelbra nuk do të ketë më kufizime në orare. Sakaq lëvizjet ndërqytetëse në zonat e kuqe vijojnë të jenë me autorizime, pasi ka ende raste aktive me COVID-19.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:16
Dy anët e Tiranës/ Tek teatri dhunë e protestë, në qendër qetësi dhe gëzim fëmijësh (Video)

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nëpërmjet një video ka treguar Tiranën ndryshe të ditës së sotme, jo atë Tiranë e cila është zgjuar e zhurmshme për prishjen e Teatrit Kombëtar. Në videon e shpërndarë duket qytetarët në sheshin 'Skënderbej', në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, në parqe, që lëvizin dhe shëtisin.

Në orët e para të mëngjesit së sotëm lejen për të lëvizur e kanë patur pensionistët, ndërsa nga ora 11:00 prindërit me fëmijë deri në moshën 14-vjeç. Të shumtë kanë qenë ata prindër të cilët e kanë shfrytëzuar këtë leje, siç duket edhe në video.

Ora 11:47
Në Fier lëvizje të reduktuara, qytetarët presin që qeveria ta shpallë rrethin zonë të gjelbër

Sot në Fier lëvizja e qytetarëve dhe e pensionistëve ka qenë shumë e kufizuar, ndryshe nga javët e tjera. Në këtë mënyrë Fieri po respekton masat e marra nga autoritet në lidhje me situatën e COVID-19, që nga nesër do të ketë masa të tjera lehtësuese.

Gjithsesi qytetarët e Fierit janë të pakënaqur që ky rreth është ende në zonën e kuqe, që si rrjedhojë edhe nga e hëna do të jetë në regjim tjetër nga zonat e gjelbra. Ata shpresojnë se mund të ketë një tjetër vendim i cili e shpall Fierin zonë e gjelbër.

Ora 10:55
Në Lushnje lëvizje të reduktuara makinash dhe qytetarësh, lokat dhe restorantet përgatiten për të hënën

Nga nesër futen në fuqi masat lehtësuese për koronavirusin në të gjithë vendin, por edhe sot, në zonat e kuqe, si fundjavë lëvizjet janë të kufizuara. Në Lushnje sot në rrugë dallohet një numër i vogël i vogël qytetarësh që lëvizin dhe po ashtu një numër i vogël automjetesh.

Sakaq hapur janë vetëm dyqanet dhe farmacitë, ndërsa baret dhe restorantet po përgatiten për hapjen e ditës së nesërme ku hynë në fuqi edhe rregullat e reja.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 17/05/2020 13:42

    Po dje policet tek liqeni te merrnin shpirtin. Cfare ndodhi sot qe i late njerezit te lire qe te shetisnin e nuk u kerkuat kartat e identitetit dhe certifikatat e femijeve sic bete te dielen e kaluar tek sheshi Skenderbej. Apo sot le te dilnin shetitje qe te mos merreshin me protesten. Dikature fashiste

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter