Ish kryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim, ish-zëvendësministre e Integrimit, sot deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Për të gjithë këtë rrugëtim por jo vetëm, për fëmijërinë, studimet në Britaninë e Madhe, Erisa Xhixho i është rikthyer kujtimeve në rrëfimin për emisionin ‘N’kohë’ në Report Tv.

Për herë të parë Xhixho ka treguar peripecitë në Mbretërinë e Bashkuar, momentet pikante të bisedave me kolegët studentë për gatimet tradicionale shqiptare, rrëfen arsyet se pse u kthye në Shqipëri, si iu fut karrierës politike e deri te nismat e fundit në mbrojtje të viktimave të dhunës në familje dhe abuzimeve seksuale.

"Kam vendosur të rri në Shqipëri sepse merr tjetër vlerë njeriu në vendin e vet. Shumë gjëra më mbajnë në Shqipëri. Pavarësisht se i kam pasur të gjitha mundësitë asnjëherë nuk kam e kam menduar të jetoj jashtë vendit", ka nënvizuar gjatë intervistës për 'N'kohë' deputetja Erisa Xhixho.