Valmira Alibali, kirurge në Francë, është kthyer të punojë në atdhe. Ajo tashmë është mjeke në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ka kryer studimet në Itali dhe pas specializim në Francë, është kthyer për të dhënë kontributin e saj në spitalin e Traumës në Tiranë.

Historinë e saj e ka publikuar këtë mëngjes kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

Mirëmëngjes, dhe me Dr.Valmirën, kirurgen e kthyer nga Franca për të kontribuar në sistemin tonë shëndetësor, falë politikës mbështetëse për mjekët specialistë që kthehen nga jashtë vendit apo shkojnë të punojnë jashtë Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan Rama.