Ekskluzive/Nga Hajrat te Doçajt, 15 pasuritë e sekuestruara nga OFL! Dokumenti i bilancit të pronave

Kompleksi "Golden" i kthyer në një skenë krimi, karburant, vila luksoze me pishina, sipërfaqe toke, automjete e ndërtesa të tjera banimi e shërbimesh, janë pasuritë që u janë sekuestruar Hajrave dhe Doçajve, të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020. Report Tv siguron ekskluzivisht listën e të gjitha pasurive të sekuestruara Altin Hajrit dhe Gentian Doçit, në kërkim nga policia, si dhe të afërmve të tyre apo personave të tretë me pasuri që ka dyshime të mos i justifikojnë me burime të ligjshme. Sekuestrimet janë bërë në kushtet e emergjencës me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pas kërkesës së OFL-së dhe brenda një muaji presin konfirmimin nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Me aktin normativ anti KÇK të miratuar nga qeveria, këto prona mund të përdoren nga shteti edhe në gjendje sekuestroje (ende pa u vulosur konfiskimi që kërkon një proces më të gjatë gjyqësor).

Në kushtet e emergjencës OFL ka sekuestruar dhe më pas dërguar materialet në SPAK pasuritë e Altin Hajrit:

1-Kompleksi ‘Golden Resort’, me adresë Xhafzotaj, Durrës, në pronësi të Altin Bajram Hajrit

2-Karburanti ‘ALT-OIL 2018’ me adresë Xhafzotaj, Durrës

3-Vilë dykatëshe e cila ndodhet në fshatin Pezë, Shijak, Durrës

Ndërsa në emër të vëllait të Altinit, Leonard Hajri, i cili u arrestuar për pengmarrjen dhe vrasjen e Prengës, është sekuestruar një vilë katërkatëshe e cila ndodhet në fshatin Pezë, Shijak, Durrës.

Në lidhje me të përfshirët e tjetër në rrëmbimin e Jan Prengës, me kërkesë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, OFL sekuestroi pasuritë e Gentian Finiqi alias (Martini/Doçaj), Geraldo (Astrit) Lush Martini (Doçaj), Artan Kolë Doçaj, Ardian Pal Doçaj, Aldo Majnishta. Konkretisht të arrestuarve dhe familjarëve të tyre u janë sekuestruar këto pasuri:

1-Banesë një kat e ndodhur në lagjen ‘Skënderbeg’, Shkodër

2-Banesë dy kate + një kat njësi shërbimi e ndodhur në lagjen ‘Fermentim’, Shkodër

3-Arë më sipërfaqe 1541 m2

4-Truall me sipërfaqe 350 m2

5-Banesë dy kate e ndodhur në lagjen ‘Bleran’. Rrethina e kufizuar në jug nga Gjin Finiqi, në perëndim nga Kolë Alia

6-Automjeti me targa AA 997 PG, e markës ‘Diamler Chrysler’, vit prodhimi 2002

7-Ndërtesë katër kate me pishinë e ndodhur në adresën ‘Zonë Industriale’, lagjia ‘Skënderbeg’, Shkodër

8-Automjeti me targa AA 411 EK, marka ‘Jeep’, vit prodhimi 2008

9-Banesë tre kate e ndodhur në ‘Hot i Ri’ pranë rrugës industriale

10-Banesë dy kate + një kat papafingu e ndodhur në ‘Grudë e Re’, Shkodër

11-Automjeti me targa AA 590 RO, markë ‘Mercedes-Benz’, vit prodhimi 2012

Pasuria e Hajrave është dosja e parë e regjistruar nga Operacioni 'Forca e Ligjit', ndërsa pasuria e Doçajve në Shkodër, u bë subjekti i OFL, ditën e dytë të punës së saj, nën akuzat si autorë të rrëmbimit dhe më pas vrasjes së Jan Prengës më 17 janar 2020, trupi i të cilit është ende në kërkim nga policia.

Pas ngjarjes, OFL në kushtet e emergjencës dhe me urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, zhvilloi sekuestro të pasurive të cilat dyshohen se vijnë nga para të krimit. Policia ka gjurmuar dhe ato të regjistruara në emër të familjarëve apo personave të tretë, të cilët janë të detyruar të justifikojnë ligjshmërinë e tyre, në të kundërt konfiskohen nga shteti.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë