Nga ish-ministrat e Berishës tek çifti Fullani e Kuliçaj, 60 grupet e ish-zyrtarëve që përfitojnë nga amnistia për legalizimin pasurive dhe parave të pista 

Nga ish-ministrat e Berishës tek çifti Fullani e Kuliçaj, 60 grupet e ish-zyrtarëve që përfitojnë nga amnistia për legalizimin pasurive dhe parave të pista 

Report Tv publikoi një ditë më parë draftin e qeverisë për amnistinë fiskale, e cili i hap rrugë legalizimit të parave dhe pasurive të pajustifikuara me burime të ligjshme. Përpos emigrantëve, biznesit dhe qytetarëve të zakonshëm, nga amnistia përfitojnë edhe politikanët dhe ish-pushtetarët, të cilët mund të legalizojnë paratë e pista dhe pasuritë e korrupsionit. Më këtë draft, ish-pushtetarët jo vetëm legalizojnë paratë cash produkt të praktikave korruptive, sendet me vlerë, vilat, pallatet, restorantet, hotelet, makinat etj., por për herë të parë në historinë e pluralizmit do t’i shpëtojnë edhe ndjekjes penale, për pasuritë e paligjshme. Ata gjithashtu mund të sjellin dhe të legalizojnë në Shqipëri edhe paratë që mund të kenë fshehur jashtë vendit.

Neni 6 i draftit përcakton qartësisht politikanët dhe ish-pushtetarët që përfitojnë nga amnistia dhe ata që nuk përfitojnë. Konkretisht, sipas nenit 6, do të përfitojnë nga amnistia edhe personat që nuk mbajnë më funksione publike gjatë tre viteve të fundit. Periudha trevjeçare do të llogaritet me datën e hyrjes në fuqi të ligjit. Pra, nga amnistia fiskale dhe penale përfitojnë të gjithë ish-funksionarët që kanë të paktën 3 vite që janë larguar nga postet publike dhe që rrjedhimisht nuk janë më subjekte të ligjit për deklarimin e pasurisë. Report Tv, bazuar në draftin e amnistisë dhe nenin 3 të ligjit për deklarimin e pasurive, ka identifikuar 50 grupe ish-funksionarësh që mund të përfitojnë nga amnistia fiskale dhe penale.

Duke u ndalur në kategoritë konkrete, nga amnistia mund të përfitojnë ish-ministrat e Sali Berishës gjatë mandatit të parë 2005-2009 dhe mandatit të dytë 2009-2013, të cilët gjatë tre viteve të fundit nuk mbajë poste të larta publike, që duhet të deklarojnë pasurinë. Përfitojnë Jemin Gjana, Ilir Rusmajli, Ferdinand Xhaferri dhe Spiro Kresa (i dënuar për korrupsion), nëse kanë para dhe pasuri të tilla. Ndërkaq, ish-ministrat Genc Ruli dhe Arben Imami u zgjodhën deputetë gjatë mandatit parlamentar 2013-2017. Ata mund përfitojnë nga amnistia vetëm nëse drafti hyn në fuqi pas muajit shtator 2020, pasi mandati i deputetit të Rulit dhe Imamit ka mbaruar në shtator 2017.

Por, nga amnistia fiskale dhe penale përfitojnë të gjithë ish-drejtorët e tatimeve, doganave, pronave, shoqërive shtetërore, sekretarët e përgjithshëm të ministrive, drejtorët e degëve të ministrive etj., gjatë qeverisjes Berisha, por edhe gjatë qeverisjes PS-LSI deri në vitin 2017. Ky grup i ish-funksionarësh ka marrë të gjitha vendimet e përfolura si korruptive për përvetësim të pasurive publike, privatizime korruptive, tendera dhe koncensione.

Nga amnistia mund të përfitojnë (nëse kanë para dhe pasuri të pajustifikuara) edhe çifti i bashkëshortëve Ardian dhe Arjana Fullani, i pari ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë, i shkarkuar në vitin 2014 pas skandalit të vjedhjes së BSH, ndërsa Arjana Fullani ish-anëtare e Gjykatës së Lartë, e larguar nga drejtësia në qershor të 2017, duke i shpëtuar përballjes më Vetingun. Nëse amnistia hyn në fuqi pas datës 29 qershor 2020, zonja Fullani është përfituese, pasi është larguar nga drejtësia në 29 qershor 2017, çka përmbush kushtin e afatit 3-vjeçar të largimit nga funksioni. Nga ana tjetër, nuk përfiton ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, pasi është larguar nga drejtësia në fund të vitit 2017.

Përfitues është edhe ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, de fakto drejtor i policisë dhe njeriu më i besueshëm i Sali Berishës, i akuzuar nga Dritan Prifti për trafikun me naftën virgine si dhe nga amerikanët për dekonspirim të aksioneve policore për kapjen e Dritan Dajtit. Gjithashtu, amnistia përfshin edhe ish-kreun e Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla, i akuzuar nga mazhoranca aktuale për skandalin e përgjimeve.

Paratë dhe pasuritë e korrupsionit mund t'i legalizojnë edhe ish-kryetarët e komunave dhe sidomos kryetarët e bashkive që u mbaroi mandati në vitin 2015. Prokurorët dhe gjyqtarët që janë larguar nga drejtësia deri në qershor 2017, do përfitojnë gjithashtu.

Ish-pushtetarët nuk kanë asnjë detyrim për të dhënë sqarime për mënyrën se si i kanë fituar paratë dhe se si kanë bërë pasuritë. Do të gëzojnë të drejtën e ruajtjes së sekretit si dhe nuk do të ndiqen penalisht. Por, ish-pushtetarët duhet të japin 5-10 % të parave dhe pasurive të korrupsionit, në këmbim të legalizimit të tyre. Ligji amnistisë do të jetë i vlefshëm deri në fund të vitit 2021.

60 kategoritë përfitojnë nga amnistia, kusht mos mbajtja funksioneve të paktën 3 vitet e fundit

1.      Ish-presidenti i Republikës

2.      Ish-deputetet e Kuvendit

3.      Ish-kryeministrat

4.      Ish-zëvendëskryeministrat

5.      Ish-ministrat

6.      Ish-zëvendësministrat

7.      Ish-kryetarët e bashkive

8.      Ish-kryeprokurorët

9.      Ish-krerët e KLSH

10.    Ish-avokati i Popullit

11.    Ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët

12.    Ish-krerët e ILDKPKI

13.    Ish-kryetarët dhe anëtarët e KQZ

14.    Ish-drejtorët e lartë dhe të mesëm të administratës

15.    Ish-prefektët dhe ish-kryetarët e këshillave të qarqeve

16.    Ish-krerët e SHISH

17.    Ish-drejtorët drejtorive në ushtri dhe SHISH

18.    Ish-komandantët e ushtrisë

19.    Ish-drejtorët e përmbarimit dhe të zyrave përmbarimore

20.    Ish-drejtorët e përgjithshëm të policisë dhe ish-zëvendësdrejtorët e policisë

21.    Ish-drejtorët drejtorët e drejtorive vendore të policisë

22.    Ish-drejtuesit dhe ish-oficerët e policisë gjyqësore

23.    Ish-drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e tatimeve

24.    Ish-drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e doganave

25.    Ish-drejtorët e drejtorive të tatimeve dhe doganave

26.    Ish-sekretarët e përgjithshëm të ministrive

27.    Ish-shefat e kabinetit të ministrive

28.    Ish-krerët e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave

29.    Ish-drejtuesit e të gjitha niveleve të kadastrave

30.    Ish-ambasadorët

31.    Ish-konsujt

32.    Ish-rektorët e universiteteve

33.    Të gjithë ish-zyrtarët që janë zgjedhur dhe emëruar nga Kuvendi

34.    Të gjithë ish-zyrtarët që janë zgjedhur dhe emëruar kryeministri

35.    Të gjithë ish-zyrtarët që janë zgjedhur dhe emëruar presidenti

36.    Ish-guvernatorët e Bankës së Shqipërisë dhe ish-zëvendësguvernatorët

37.    Ish-drejtuesit e KESH

38.    Ish-drejtuesit e OSHEE

39.    Ish-krerët e OST

40.    Ish-krerët e ERE

41.    Ish-drejtuesit e Albpetrol

42.    Ish-drejtuesit e ujësjellësve

43.    Ish-krerët e postës

44.    Ish-krerët e AKEP

45.    Ish-krerët e Autoritetit të Konkurrencës

46.    Ish-krerët e RTSH

47.    Ish-krerët e Institutit të Statistikave

48.    Ish-krerët e AMA

49.    Ish-krerët e AMF

50.    Ish-krerët e Departamentit të Administratës Publike

51.    Ish-krerët Komisionit të Shërbimit Civil

52.    Ish-komisionerët për mbrojtjen e nga diskriminimi

53.    Ish-krerët e Autoritetit Rrugor Shqiptar

54.    Ish-krerët e porteve

55.    Ish-krerët e SHKB

56.    Ish-ndihmësat ligjor të gjykatave të larta

57.    Ish-avokatët e Shtetit

58.    Ish-krerët e Agjencisë së Prokurimit Publik

59.    Anëtarët e APP

60.    Ish-krerët e Fondit të Zhvillimit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Asllan Bami: 11/06/2020 13:00

    Pra , vidhni o pushtetare, politikane , deputete, ministra. gjykates , prokurore ,drejtore se nuk ju gjen gjë.se ju mbron shteti dhe ju legalizon parate e korrupsionit e te trafiqeve , ndersa populli nuk ka ç'te legalizoje sepse e keni rrjepur gjer ne palce ju. Po reforma e re ne drejtesi kë do gjykoje , pasi keto do shpetojne nga ato qe kane bete ne kurriz te popullit ? Sa mire per popullin !!!!!

    Përgjigju
  • tiku: 11/06/2020 08:08

    turp.. erdhen me premtimin se do benin drejtesi dhe asgje...tani del qe do u falin dhe vjedhjet. vota ne zgjedhje do menduar mire pas kesaj o njerez.

    Përgjigju
  • Iris: 11/06/2020 01:38

    Ky ligj /amnisti/duhej formuluar nga te huajt e te jepej opinion me referendum popullor.

    Përgjigju
  • Agron: 11/06/2020 00:16

    Sa na qenka lista e( klases politike grabitqare ).

    Përgjigju
  • Korona: 11/06/2020 00:04

    Po eshte gati ligji per keto 60 kategori qe perfitojne amnistine, beni dhe nje ligj tjeter zoterinj ligjvenes e ligjzbatues qe Shqiperia te quhet " Poshterim" dhe shqiptaret "te poshteruar", o u shpelafte corona kush mendon e vepron te kenaqe hajdutet e kriminelet me kollare, qe kane 30 vjet bashke me "stafin" e tyre kriminal e shqyen copa copa pasurine e Shqiperise dhe shqiptareve,tre breza kane vjedhur dhe pensionistet e sotem qe e ndertuan vendin me kazma e lopata u japin nga 140.000 leke te vjetra pension, kancer tu behen djersa e popullit.

    Përgjigju
  • Tarasi: 10/06/2020 19:51

    Amnistia eshte gje e mire por ne asnje menyre nuk duhet te perfshije politikane e qeveritare pavaresisht se kur kane qene ne post. Ndryshe eshte vjedhje e ligjeruar ose ligjerim i vjedhjes...

    Përgjigju
  • qiparizi: 10/06/2020 17:42

    Ta gezoje baftjari me raki skrapari

    Përgjigju
  • ToniCH: 10/06/2020 16:56

    Ja nji nga arsyet pse u zbuten Luli, Meta e pse Sales s‘po i degjohet mo zoni.....Rama eshte mo pleher se Luli Meta e Berisha me i marr se bashku se Rama eshte pleher e rafinuar. Vetem nji referendum per PROTEKTORIAT e shpeton Shqiperine nje here e pergjithmone!!!!

    Përgjigju
    • meri: 10/06/2020 17:43

      Edhe une ,mendoje keshtu si ju...!

  • Toni: 10/06/2020 16:50

    Turp dhe faqja e zezë.

    Përgjigju
  • Eri: 10/06/2020 16:48

    Dmth me kete ligj, ata qe kane vjedhur bankat, japin 5 % te parave dhe pjesen tjeter i shpallin te ndershme. A eshte ne terezi kjo qeveri apo jo?

    Përgjigju
  • Tepsia: 10/06/2020 16:46

    Kete ligj duhet ta kene shkruar Ilir Meta dhe Tigri me doren e tyre

    Përgjigju
  • Toni: 10/06/2020 16:45

    Nuk eshte hera e pare qe tentojne te nisin vitin zero, per ambistuar te gjitha krimet ekonomike.

    Përgjigju
  • Besi: 10/06/2020 16:44

    Tani po e kuptoni qe keta jane bashke? Kane ftike nga spak dhe duan te legalizojne parate qe kane vjedhur se bashku

    Përgjigju
  • Ert: 10/06/2020 16:23

    Ne jemi 3 milionë ata vetëm 3! Fuqia jonë është shumë e madhe! Ndryshe...të mposhtur, të shfrytëzuar e të ikur nga Shqipëria tërë jetën... Paç fat vendi ynë i dashur...se këtë fat e kanë pasur vetëm disa kokrra politikanësh....

    Përgjigju
  • Daku: 10/06/2020 16:16

    Nuk esht vertet e tha vet zoti rama para pak ne koferenc shtypi asnje nga keta nuk shpeton tha qe nga data nje e ndryshimit te sistmeve e deri me sot !?

    Përgjigju
    • Eh...: 10/06/2020 23:54

      Kështu tha dhe për KÇK se e kishte me gjyqtarët po ja që se kishte aspak me to, po na doli një OFL që po operon me shfaqje publike që janë jashtë kornizave ligjore.

  • XXX: 10/06/2020 15:50

    Ktu duhet nji kryengritje e papame ndonjeher

    Përgjigju
  • Vlore: 10/06/2020 15:34

    Shqiptar të ndershëm ikni nga ky vend hajdutash ose të bashkohemi për tu rimarrë pasurit tona këtyre hajdutave me kullaro,, hajdutet e 30 viteve po bëjnë ligjin për vete,

    Përgjigju
  • Sifi: 10/06/2020 15:23

    Me fyt te hu ngele paraja e popullit ire politikane te qelbur qe vec popullit nuk i sherbeni . Jeni kthyer si hijena dhe po e copetoni pasurine e shqiptareve ,badtarde

    Përgjigju
  • Bo Bo edhe kjo do ndodhe !!: 10/06/2020 15:06

    Epo Bukur shume le te vjedhin te gjithe ,,dhe vjen dita perseri per Amnisti Fiskale... Populli le te prese Tullonat ,,te shenoje Emrat neper Dyqane .. Te mjeret ata,,qe sjua shkruajne Emrat.. Se mbase jue eshte bere e gjate..

    Përgjigju
  • Bo Bo edhe kjo do ndodhe !!: 10/06/2020 15:06

    Epo Bukur shume le te vjedhin te gjithe ,,dhe vjen dita perseri per Amnisti Fiskale... Populli le te prese Tullonat ,,te shenoje Emrat neper Dyqane .. Te mjeret ata,,qe sjua shkruajne Emrat.. Se kisha jue eshte bere e gjate..

    Përgjigju
  • O tej: 10/06/2020 15:04

    Hajt ku ta kene me prag shpie....

    Përgjigju
  • PUSHTAT: 10/06/2020 14:52

    E AMNISTUAT VETEN TE GJITHE, TU LEGALIZU VJEDHJEN TUAJ, A MJER POPULLI SHKRET

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen