Nga komando në Irak,Afganistan
në vrasës, grabitës dhe terroristë

Nga komando në Irak,Afganistan<br />në vrasës, grabitës dhe terroristë
Alban Voda, Ditjon Memlika dhe Neim Avdulaj janë 3 ish komando të cilët kanë shërbyer në Irak dhe Afganistan, por që sot janë pas hekurave pasi akuzohen për vrasje dhe grabitje.
 
Është kjo historia e ish-komandove të cilët me dëshirën e tyre janë liruar nga ushtria dhe më pas kanë ndjekur rrugën e krimit.
 
Alban Voda është emri më i fundit nga radhët e ish-komandove, i cili i preu kokën një fqinjit të tij 65-vjeçar. Ai kishte 3 vjet që ishte kthyer nga Afganistani.
 
Po në 2017 dy ish komando të tjerë janë arrestuar. Ditjon Memlika dhe Neim Avdulaj ishin pjesë e grupit që grabitën rreth 3.2 milionë dollarë pranë Qafës së Kasharit.
 
Dy ish-komandot që kanë qenë pjesë e trupave paqeruajtëse jashtë Shqipërisë, kishin rolin e informatorit dhe tashmë janë pas hekurave.
 
Jo vetëm 3 rastet e muajve të fundit, por edhe ish-komando të tjerë kanë ndjekur botën e krimit.
  
Në nëntor të 2016-së Medat Hasani u zbulua se ishte pjesë e ISIS dhe do kryente akte terroriste në Shqipëri, pikërisht në ndeshjen ndaj Shqipërisë.
 
Edhe Medat Hasani ishte ish-komando. Ndërkohë në vitin 2014 Prokuroria zbuloi se Leonard Përlika, Artur Balla, Diamant Rasha dhe Erjon Aliaj, të katërt ish-komando, kanë qenë pjesë e një celule e cila luftonte për ISIS.
 
Gjithashtu në vitin 2014 u arrestuan 3 ish-komando të tjerë Fran Kola, Kleo Gjinkola dhe Alban Donaj, pasi kishin krijuar një grup që prodhonte dhe trafikonte mina me telekomandë.
 
Në 2013 ish-komandoja Aldo Morina u arrestua pasi vrau një taksist. Po në 2013 u arrestua Ndriçim Balla, i cili vrau një 33-vjeçare dhe plagosi një tjetër person në një lokal.
Në 2011 u arrestua edhe Kujtim Çeliku i cili kishte kryer më shumë se 4 misione në Afganistan dhe Irak. Ai grabiti unaza një biznesmeni të cilat kapnin një vlerë prej 200 mijë euro.
 
Shumica prej ish-komandove ndodhen në burg, por bie në sy fakti se ata kanë zgjedhur të largohen me dëshirë nga ushtria.

[gallery]21338[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin