Nga korrupsioni në dogana te falsifikimet në hipoteka, ja anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së që kanë probleme me drejtësinë

Nga korrupsioni në dogana te falsifikimet në hipoteka, ja anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së që kanë probleme me drejtësinë

Kuvendi Kombetar i PD

Partia Demokratike ka zgjedhur tashmë Këshillin e saj Kombëtar. Pas procesit të votimit të kryer gjatë ditës së djeshme, kanë dalë zyrtarisht emrat e fituesve, në mesin e të cilëve figura që kanë probleme me drejtësinë në vend.

Flamur Gjymishka, ish Drejtori i përgjithshëm i Doganave, i njohur si njeriu i Berishës që ktheu doganat shqiptare në çerdhe të korrupsionit dhe grabitjes së dhjetra milionë euro evazion në dëm të ekonomisë shqiptare.

Flamur Gjymishka u kallëzua penalisht në vitin 2014 nga pasardhësja e tij, bashkë me një rrjet drejtuesish të lartë të doganave për shpërdorim detyre, evazion fiskal, kontrabandë dhe favorizim të kompanive pranë pushtetit të Sali Berishës. Ky ishte një nga rastet e para ku sasi të konsiderueshme nafte janë zhdukur dhe faturat nuk figuronin të paguara, duke i shkaktuar një dëm prej 4 milion eurosh shtetit shqiptar.

Pasi dosja e Gjymishkës ra në duart e Adriatik Lallës, nuk u mësua kurrë fati i saj.

Fitim Zekthi, Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, tani anëtar i këshillit kombëtar, ka patur probleme me drejtësinë, pasi rezulton i dënuar më parë.
Sipas formularit të vetëdeklarimit dorëzuar në KQZ, Zekthi, përmes një vendimi gjyqësor të formës së prerë është dënuar me 6 muaj burg me akuzën e mashtrimit.
Ai nuk ka vuajtur për asnjë orë dënimin pasi vendimi nuk është ekzekutuar kurrë. Zekthi ka përfituar nga amnistia dhe tani është aktiv në politikë.

Fetah Hasanaj, ish drejtor i Hipotekës së Tiranës në kohën e Berishës, është kallëzuar më herët penalisht me akuzën për “falsifikim të dokumenteve” dhe “mashtrimit”, bashkë me një tjetër zyrtar. Sipas pretendimit të kallëzuesve, ata kanë falsifikuar hartat (HTR) që shoqërojnë kontratat e shitjes, në bashkëpunim me punonjës të ZVRRPP Tiranë dhe të Komunës Kashar, duke shkaktuar një mbivendosje në pasurinë e kallëzuesit. Por, pas kallëzimit, çështja është pushuar. Kallëzuesi i është drejtuar gjykatës dhe kërkon rihetimin e kësaj çështjeje. GJykata i ka kërkuar më pas prokurorisë, rihetimin e Hasanajt.

Shih për më tepër: http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/03/28/mbivendosja-e-nje-prone-gjykata-te-rihetohet-hipoteka-dhe-komuna-kashar/

Në vitin 2010 kreut të hipotekës i është vendosur tritol në makinën e tij të parkuar në Myslym Shyr. Shpërthimi i rreth 20 gramë ekploziv ka shkaktuar dëmtime serioze në automjet. Fillimisht u dyshua se eksplozivi kishte të bënte me ndonjë konflikt të mundshëm për shkak të detyrës së tij.

Ermir Gjeta nga forumi rinor i PD, është arrestuar në Shkurt të vitit 2017 nga policia e Tiranës pasi bashkë me një tjetër aktivist të forumit Demokratik kanë dhunuar një person pranë Piramidës.

Sipas policisë, Aurel Lafetaj, së bashku me Ermir Gjeta, lindur Rrëshen dhe banues në Tiranë kanë dhunuar me grushte shtetasin Elton Çomo, rreth 30 vjeç, i cili ka marrë dëmtime në kokë dhe është dërguar për mjekim në spital.

Ermal Xhelilaj, studenti ngelës i Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë që arritit të bëhej rektor i këtij universiteti, denoncohet nga studentët e tij për rryshfet dhe shitje të detyrar të librave.

Lexo më shumë: http://telegraf.al/sociale/nga-oficer-ushtrie-rektor-universiteti-studentet-ja-si-na-rrjep-ekonomikisht-pedagogu-pse-99-ngelen-ne-provimin-e-pare-shitja-e-librave-pa-cmim-pa-isbn-dhe-me/ Lexo.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nip e ungj: 17/12/2018 12:57

    Ka ende ma. Ka edhe nje drejtor banke ne Vlore nje tip Gjergj Nika i shkarkuar bash dy here per vjedhje dhe abuzim ne sistemin bankar. Pastrim paresh te pisme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)