Thirrjet për programin e kredive të buta me normë interesi të subvencionuar dhe programin e qirave synohen të hapen brenda muajit nëntor. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, tha se aktualisht po finalizohen ndryshimet në ligjin për strehimin, ndërsa paralelisht po punohet edhe për aktet nënligjore që do t’i hapin rrugë zbatimit të programeve.

Ministrja bëri të ditur se synimi është që ligji për strehimin të miratohet në Parlament brenda mesit të nëntorit dhe menjëherë pas tij të shpallen thirrjet.

"Ne jemi akoma duke finalizuar ndryshimet në ligjin për strehimin. Ky ligj pritet të miratohet brenda mesit të tetorit ndërkohë që ne jemi duke punuar paralelisht për aktet nënligjore që do t’i hapin rrugën thirrjes për programin e strehimit, kreditë e buta me normë interesi të subvencionuar dhe programit të qerave. Instrumenta të tillë janë përdorur dhe më parë. Politika jonë e strehimit ka qenë sociale, tani kemi rritur marzhin e të ardhurve që këto politika tu dedikohen çifteve të reja dhe profesionistëve të rinj që sapo kanë përfunduar shkollën. Kemi rritur gamën e përfituesve të programeve të strehimit. Të ardhurat që kemi marrë parasysh janë të ardhura mbi mesatare. Një çift që merr një pagë mesatare apo më të lartë se mesatarja.. pra i dedikohet jo vetëm shtresës në kategori sociale por edhje tek shtresa e mesme. Uroj që ligji për strehimin të miratohet në parlament brenda mesit të nëntorit dh emënjëherë më pas do të shpallim thirrjet, uroj shumë brenda muajit nëntor" tha Ibrahimaj. 

 Për 2027 qeveria ka paralajmëruar mbështetje për 4 mijë çifte të reja duke ofruar 2 mijë kredi me interes zero për apartamente nën 60 mijë euro dhe 2 mijë kredi me interes 3% për apartamente mbi 60 mijë euro. Tavani i të ardhurave të çiftit është prezantuar në nivelin 280 mijë lekë. 

Për qiratë është parashikuar një skemë për 3 mijë përfitues, ku shteti do të subvencionojë 50% të qirasë, për qira deri në 400 euro. Në shembullin e dhënë nga qeveria, për një qira 400 euro, shteti do të paguajë 200 euro. Prioritet janë përmendur çiftet e reja dhe emigrantët që kthehen dhe plotësojnë kriteret


Lajmi kryesor:

Ekonomia rritet me 3,61% në tremujorin e dytë, INSTAT: 70% vjen nga administrata dhe taksat! Ibrahimaj: 'Pasqyra e Çmimeve' me 160 produkte del në tetor, listë me çmime fikse për 3 muaj! (VIDEO)