Nga kush duhet të shpëtojë Partia Demokratike?

Nga kush duhet të shpëtojë Partia Demokratike?

Sali Berisha

Përplasja brenda Partisë Demokratike (PD) duket se do të njohë “majat e heshtave”. Si në çdo betejë palët shpallin kauzën për të cilën, po qe nevoja, do të flijohen. Në këtë rast si kauzë është shpallur shpëtimi i PD. Secila palë ndërluftuese do të luftojë ta shpëtojë PD nga uzurpimi i bërë prej palës kundërshtare. Pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi Parlamentar i PD, të panjohurat e ekuacionit kanë dalë mbi tavolinë. Flamurtarët e palëve duken sikur janë Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Por jo, nuk është thejsht një luftë mes tyre për marrjen e lidershipit të PD. Është një betejë për ndryshimin e PD. Si e tillë është historike për PD dhe për shoqërinë shqiptare; për këtë kërkohet që askush të mos përfshihet me berrihaj në këtë betejë. Antarësia e PD, përpara se të përfshihet në betejë, duhet të njohi zhvillimet në udhëtimin e kësaj partie qysh prej themelimit. Të gjithë duhet të zhvishen nga ndikimi i emrave, të lexojnë me vëmendje historinë e tyre e të Shqipërisë dhe pastaj  të zgjedhin se në cilën prej falangave do të rreshtohen.

Themelimi i PD mbart me vehte një dramë të dëshmuar prej të gjithë themeluesve: infiltrimin e Sali Berishës në procesin e ndryshimeve të mëdha dhe marrjen e kreut të PD prej Tij. Ky është pushtimi i parë, më i drejt për drejti e më i  qënësishmi që pasoi më të tjera drama në jetën organizative e politike të PD dhe fatin e rrjedhës demokratike për Shqipërinë. Pushtim i kadifenjtë ndodhi lehtësisht sepse ata që bënin revolucionin ishin idealist, nuk kishin eksperiencën politike dhe ranë në kurthet strukturave shtetërore e partiake të kohës. Pushtimi i dytë filloi me spastrimet nga ish themeluesit që me bindje e me shpirt aspironin për një Shqipëri Demokratike dhe mbushjen e strukturave drejtuese të partisë me ekstremistë të cilët vetëm me demokracinë nuk kishin asnjë lidhje. Dhe sidomos kjo pas marrjes së parë të pushtetit prej PD, kur filloi vala e tretë pushtimit; valë kjo që goditi pa mëshirë deri edhe Azem Hajdarin. Pushtimi i tretë shënoi rënien përfundimtare të flamurit të demokracisë nga kështjella e PD.

Fatkeqësisht PD nga një formacion politiko shoqëror u kthye në një strukturë okulte mbi shtetërore. Ky moment shënoi atentatin ndaj demokracisë, iu hapi rrugë zhvillimeve dramatike që kulmuan me ngjarjet në harkun e viteve 1992-1998, ngjarje që kanë lënë gjurmë të thella e të pashlyeshme në trupin e drobitur të Shqipërisë. Është e nevojshme të theksojmë se protagonist i këtyre zhvillimeve ka qenë Sali Berisha i mbështetur fort nga krahu ekstremist që prej vitesh kishte bërë shtrat në PD. Politikat djallëzore të Saliut dhe pushteteve të tij nuk u mjaftuan vetëm më çfarë për 30 vjet i punuan këtij vendi por cenuan rëndë Çështjen e Kosovës dhe Stabilitetin e Rajonit. Të paudhët e përkëdhelur, të udhëhequr nga Sali Berisha, hoqën maskat dhe derdhën kupën. Erdhi momenti kur mjaft është mjaft dhe kjo iu tha atyre. Kuptohet qartë se uzurpatorët e PD dhe të Shqipërisë ishin dhe janë Sali Berisha me të tijtë.

Përzënia e tyre është domosdoshmëri historike. Anëtarësia e PD duhet ta kuptojë misionin historik që i është servirur, të zgjedhin mes Saliut me të tijtë dhe të Ardhmes Demokratik të Shqipërisë. Vetëm kështu, nëse e bën, do ta shpëtojë edhe PD prej uzurpatorëve të vërtetë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona