Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Përveç pakësimit, struktura e popullsisë është plakur dhe moshat e vjetra dominojnë. Të dhënat e Censit 2023 tregojnë se mosha mesatare e popullsisë arriti në 42.5 vite, duke u rritur me 7 vjet nga viti 2011, kur ky tregues ishte 35.5 vjet.

Faktorët ndikues të lindjeve, vdekjeve dhe migracionit ndërkombëtar dhe të brendshëm sollën ndryshimin e strukturës së popullsisë, në Censin e 2023.

Piramida e popullsisë bazuar në Censin e 2023 vjen e ngushtuar shumë poshtë për shkak të rënies së lindjeve dhe po zgjerohet në mes dhe lart nga rritja e popullsisë në moshë të vjetër.

Të dhënat e Censit 2023 tregojnë se një në pesë individë (19,7%) janë 65 vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3%) në Censin e vitit 2011 dhe 7,5% në Censin e 2001.

Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër vihet re edhe në raportet e varësisë. Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24,0% nga 30,4% vlerësuar në Censin e 2011, dhe raporti i varësisë së të moshuarve shënoi rritje në 30,4% nga 16,7% në 2011.

Analizuar në nivel qarku, Kukësi dhe Gjirokastra mbajnë pozicione të kundërta në termat e raporteve të varësisë: Kukësi ka raportin e varësisë së të rinjve më të lartë (31,8%) dhe raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve (19,9%).

Për bizneset, zvogëlimi i popullsisë dhe mplakja e saj ndër vite e ka bërë edhe më të mprehtë problemin e gjetjes së punëtorëve.

“Jemi të shpërqendruar nga mungesa e fuqisë punëtore. E kam të pamundur të zëvendësoj stafin që pritet të dalë në pension me punonjës së tjerë. Nuk ka të rinj, janë larguar në emigrim.

Jemi të detyruar të punësojmë të huaj, edhe pse rrezikojmë të përfshihemi sërish në rrethin vicioz që largohet një palë dhe vjen një palë tjetër”, nënvizon Nikolla Tona.

Për sipërmarrësin Kristo Naçi, vetëm rritja e pagës mesatare në ekonomi në 1 mijë euro do të arrinte të frenonte emigracionin.

“Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore nga emigracioni, ne i kemi rritur vazhdimisht pagat. Aktualisht, paga mesatare për punonjësit tanë është 1 mijë euro.

Politika për rritjen e pagave ka rezultuar efikase në frenimin e largimit të punonjësve. Por gjithashtu rritja e pagave të punonjësve duhet të jetë në përputhje me produktivitetin e punës.

Mendoj se rritja e pagës mesatare në ekonomi në nivelin e 1 mijë eurove do të frenonte largimin e të rinjve dhe familjarëve në emigracion”, thotë z. Naçi.

Edhe drejtuesi i fabrikës së përpunimit të mishit EHW, z. Luan Leka, thotë “se problemi i punonjësve do të zgjidhet kur t’i paguajmë aq sa të mos kenë interes të ikin”.

Për vitin 2023, sipas të dhënave të INSTAT, paga mesatare në ekonomi arriti në 70,5 mijë lekë në muaj, me rritje prej 14% në raport me vitin e mëparshëm. E indeksuar me inflacionin, paga mesatare reale në ekonomi u rrit me 8.8%, që është përmirësimi më i madh që nga viti 2015, kur raportohen të dhënat.

Ndër profesionet më të paguara në Shqipëri vijojnë të mbeten të punësuarit në nivel menaxherial dhe drejtuesish, si dhe profesionet e inxhinierisë IT.

Për vitin 2023, sipas të dhënave të INSTAT, “drejtues administrativë dhe komercialë” ishte grup profesioni që kishte dhe pagën më të lartë në vend, me 194 mijë lekë në muaj për 2023. Në krahasim me vitin e mëparshëm, paga e tyre është rritur me 15 mijë lekë, ose 8.6%.

Për herë të parë, profesioni i dytë më i paguar në vend ishte “Specialistë të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit”, me pagë mesatare 144 mijë lekë në muaj.

Profesionistët e IT kanë marrë mesatarisht 16 mijë lekë, ose 12.6% më shumë në 2023. Në rritjen e pagave ka ndikuar orientimi i bizneseve drejt teknologjisë së bashku me mungesën e specialistëve të këtij sektori, për shkak se është një nga profesionet që po emigron më shumë.

Ndërsa në profesionin e tretë më të paguar janë grupi i punonjësve “drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara”, me pagë mesatare prej gati 144 mijë lekësh në muaj, me rritje 9.2% (+12 mijë lekë). /Monitor/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gramatik: 10/08/2024 09:26

    Eshte "plakja", nuk eshte "mplakja". Ku trapin e keni pare mplakje?!?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Luana Vjollca ndahet nga i dashuri pas 8 vitesh së bashku! Brenda marrëdhënies konfliktuale të ish-çiftit, nga anulimi i dasmës, tek fundi i lidhjes

Luana Vjollca ndahet nga i dashuri pas 8 vitesh së bashku! Brenda marrëdhënies konfliktuale të ish-çiftit, nga anulimi i dasmës, tek fundi i lidhjes