Nuk ka zhgënjim më të madh se të zgjohemi në mëngjes më të lodhur se një natë më parë, edhe pse kemi fjetur shtatë deri në tetë orë. Më poshtë kemi listuar disa nga arsyet që ju bëjnë të ndiheni të pafuqishëm dhe pa energji.
Lodhja
Ka shumë faktorë që shkaktojnë lodhje, por ato jo domosdoshmërisht i bëjnë njerëzit të ndihen të pafuqishëm. Këto mund të përfshijnë gjendje kronike të dhimbjes, gjendje metabolike ose tiroide, anemi dhe sëmundje kronike obstruktive pulmonare. Për më tepër, ekspertët thonë se të rriturit e shëndetshëm kanë nevojë për shtatë deri në nëntë orë gjumë gjatë natës, kështu që mund t’ju duhen më shumë se tetë orë gjumë për t’u ndjerë me energji
Ekspozimi ndaj dritës blu
Të gjithë e dimë se ekspozimi ndaj dritës së ekranit nuk është gjëja më e mirë para gjumit. Megjithatë, shpesh gjëja e fundit që shikojmë para se të flemë është ekrani ynë i celularit.

Përdorimi i telefonave celularë, tabletave, kompjuterëve apo televizorit shumë afër kohës së gjumit mund të pengojë lirimin e melatoninës, hormonit të gjumit, dhe kështu të na bëjë të zgjohemi. Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të fikim pajisjet tona elektronike një orë para se të shtrihemi.
Ankthi apo depresioni
Të kesh ankth ose depresion mund të ndikojnë negativisht në kohën e nevojshme për të fjetur, si dhe sa herë zgjoheni gjatë natës. Dhe ndonjëherë medikamentet e përdorura për të trajtuar depresionin ose ankthin mund të kenë efekte anësore si pagjumësia.
Jeta sedentare
Nëse trupi juaj është mësuar të prodhojë dhe shpenzojë nivele të ulëta energjie, për shkak të stilit tuaj të jetesës që nuk përfshin asnjë punë fizike apo ushtrime fizike, atëherë mund të ndiheni sikur lodheni shumë shpejt kur bëni edhe punë të përditshme. Organizata Botërore e Shëndetësisë, rekomandon që të rriturit të bëjnë të paktën 2 orë ushtrime fizike në javë.
Konsumimi i ushqimit ose alkoolit
Shmangni ngrënien për të paktën dy orë para gjumit. Ushqimet që kanë më shumë nevojë për t'u tretur ose pijet alkoolike dhe kafeja ka shumë të ngjarë të parandalojnë trupin tuaj që të hyjë në fazat REM të gjumit.
Komente

