Mblidhet sot Forumi Ekonomik Botëror në Davos, nga lufta në Ukrainë te kriza energjetike, fokusi i diskutimeve

Mblidhet sot Forumi Ekonomik Botëror në Davos, nga lufta në Ukrainë te kriza energjetike, fokusi i diskutimeve

Të hënën fillon punimet Forumi Ekonomik Botëror, në Davos si gjithmonë para një skene dimërore të mbuluar me borë. Lufta në Ukrainë dhe pasojat në ekonomi do të sundojnë edhe këtë herë takimin në alpet zvicerane.

Kohë të pasigurta

Në Davos vijnë krerë politikë nga e gjithë bota, liderë të ekonomisë, figura të njohura dhe aktivistë të klimës. Ky forum zhvillohet në një kohë kur ekonomia botërore ndodhet nën presion të madh për shkak të inflacionit të lartë, krizës së energjisë, ndërprerjeve të zinxhirëve të furnizimit si pasojë e luftës, si edhe rishpërthimit të pandemisë Covis-19 në Kinë. "Krizat ekonomike, ekologjike, sociale dhe gjeopolitike bashkohen dhe krijojnë një të ardhme ekstremisht të pasigurtë dhe të paparashikueshme", thotë Klaus Schwab, themelues i Forumit Botëror Ekonomik në Davos. "Takimi vjetor në Davos do të ndikojë që përgjegjësit të mos ngecin në mentalitetin e krizës."

Në takimin 5-ditor që zhvillohet nën moton "Bashkëpunim në një botë të fragmentuar", priten krerë nga 50 shtete të botës. Mes tyre edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez. Priten edhe presidentë të sapozgjedhur si presidenti koreano-jugor, Yoon Suk-yeol, ai kolumbian, Gustavo Petro dhe presidenti filipinas, Ferdinand Marcon Jr. Nga SHBA vjen  ngarkuari i presidentit Biden për klimën, John Kerry dhe e ngarkuara për tregtinë, Katherine Tai. Nga Rusia nuk ka asnjë pjesëmarrës. Forumi i ndërpreu marrëdhëniet pas sulmit rus mbi Ukrainë.

Frika nga recesioni

Takimi i 53-të në Davos zhvillohet para turbulencave të forta të ekonomisë botërore. Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva paralajmëron, se një e treta e të gjitha ekonomive të botës do të mund të bjerë në recesion këtë vit. Lufta në Ukrainë dhe sanksionet kundër Rusisë kanë çuar në ngushtica të mëdha të furnizimit me energji. Megjithëse inflacioni në SHBA dhe Europë duket se ka arritur pikën kulmore, ende ai gjendet në një nivel shumë të lartë. Kjo i detyron bankat e bankënotave të ndërmarrin masa të ashpra. Normat e larta të interesit çojnë sërish në kosto të larta rifinancimi në një fazë të stanjacionit ekonomik dhe shtojnë rrezikun e një krize globale të borxheve.

Në një studim të fundit të FMN-së për vlerësimin e rrezikut u vlerësuan si rreziku më i madh  i drejtpërdrejtë kostoja e lartë e jetesës shkaktuar nga pandemia dhe marshimi rus në Ukrainë. Sipas të dhënave ngushticat në furnizimin me energji dhe artikuj ushqimorë mund të zgjasin edhe dy vjet të tjera. Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende deklaroi, se "takimi i Davosit zhvillohet në sfondin e gjendjes më të komplikuar gjeopolitike dhe ekonomike. Ndodhet shumë në lojë për ekonominë botërore, që duhet të shmangë një rececion botëror, ngadalësimin e rritjes ekonomike, inflacionin e lartë dhe borxhet në rritje." Për herë të parë pas pandemisë, takimi i Davosit zhvillohet në kushte normale si konferencë me prezencë në alpet zvicerane/DW

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës