TIRANE- Nga muaji mars, parkimi i makinave për një pjesë të rrugëve në Tiranë do të jetë me pagesë. Për këtë qëllim Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin për “Blerje pajisje për Parkime Publike”. Tenderi do zhvillohet në fund të muajit janar dhe brenda muajit shkurt , Agjencia “Tirana Parking”, do të ketë në dispozicion pajisjet të cilat do të vendosen në rrugët e kryeqytetit.

Fondi i vënë në dispozicion për blerjen e pajisjeve është 9.3 milionë lekë dhe do të bëjë të mundur, indentifikimin e zonave për të cilat një qytetar do të pagujë për të parkuar makinën. Sipas Bashkisë së Tiranës brenda muajit mars, për të parkuar makinën në rrugët e Tiranës duhet të paguhet nga 20-100 lek ora.