Nga mbajtja e flokëve të kapura, përtypja e çamçakëzit dhe mbajtja e takave! Disa veprime që ndalohen në shtete të ndryshme

Nga mbajtja e flokëve të kapura, përtypja e çamçakëzit dhe mbajtja e takave! Disa veprime që ndalohen në shtete të ndryshme

Aktor me flokët e kapura

Çdo vend në mbarë botën ka ligje që mund të duken absurde për pjesën tjetër që nuk jeton atje. Por nëse doni të udhëtoni, duhet të hidhni një sy për të mësuar se si funksionon çdo shtet dhe të kuptoni çfarë është e ndaluar.

Irani ndalon burrat të mbajnë flokët e kapura.

Për të ruajtur kulturën e Iranit, u bë një ligj që i ndalon burrat të vendosin modele flokësh perëndimore, i cili përfshin bishtin. 

Në Barcelonë ndalohen meshkujt të dalin pa bluze.

Disa pjesë të Spanjës nuk kanë një ligj që ndalon lakuriqësinë publike, kështu që lejohet gjithmonë. Megjithatë, në  Barcelonë , ligjet e tyre rajonale kanë ndryshuar dhe tani ata ndalojnë lakuriqësinë dhe gjysmë-lakuriqësinë në rrugë.

Në Singapor nuk lejohet të përtypësh çamçakëz.

Ndalimi i prodhimit dhe shitjes së çamçakëzit në Singapor hyri në fuqi në vitin 1992, duke përfshirë edhe çamçakëzin me flluskë dhe atë dentar. Kjo për shkak se mbeturinat e çamçakëzit kishin një efekt të dëmshëm në trena dhe pengonin mbylljen e dyerve. 

Në Korenë e Jugut dhe Japoni nuk lejohet të fikësh zërin që tregon se po shkrepet fotografi.

Njerëzit në Korenë e Jugut nuk e kanë privilegjin të fikin tingullin e kamerës. Kur telefoni i parë u lëshua në vitin 1999, ai kishte një  aparat fotografik , dhe japonezët ishin të parët që kishin telefona me një aparat fotografik. Mirëpo, ata filluan ta keqpërdorin duke bërë fotografi të papërshtatshme, prandaj u ndalua. Kjo është arsyeja pse tani, sa herë që ata bëjnë një foto, njerëzit rreth tyre mund ta dëgjojnë atë.

Emri Elvis është i ndaluar në Suedi.

Shumë emra janë të ndaluar në Suedi, duke përfshirë Superman, Veranda, Metallica, IKEA dhe Elvis. Kjo për shkak të një ligji që u miratua në 1982 të quajtur "Ligji i Emërtimeve", i cili thotë se këta emra mund të shkaktojnë shqetësim dhe mund të jenë fyes.

Në Greqi është e ndaluar të mbash taka kur viziton vendet historike.

Në Greqi, nëse planifikoni të vizitoni ndonjë vend historik, përpiquni të mos shkoni me taka sepse nuk lejohet. Kjo për shkak se thembra mund të dëmtojë dhe gërvishtin sipërfaqet dhe gurët e ndryshëm të vjetër.

Zhurma është e ndaluar gjatë natës në Victoria, Australi.

Konsiderohet fyese të prodhosh "zhurmë të paarsyeshme" në rrugë apo makina.

Nuk mund të veshësh xhinse ngjyrë blu në Korenë e Veriut.

Është e paligjshme të veshësh xhinse blu në Korenë e Veriut, sepse është e lidhur ngushtë me ndikimin perëndimor, të cilin qeveria përpiqet ta  kufizojë. Ata gjithashtu kanë ndaluar përdorimin e piercing dhe janë shumë të rreptë kur bëhet fjalë për disa modele flokësh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Theu urdhrin e mbrojtjes së Gjykatës dhe shkoi të takonte gruan në qendrën sociale ku strehohej, arrestohet 40-vjeçari! Ishin në proces divorci

Lezhë/ Theu urdhrin e mbrojtjes së Gjykatës dhe shkoi të takonte gruan në qendrën sociale ku strehohej, arrestohet 40-vjeçari! Ishin në proces divorci